Kryetari i Zybin Potukut nga radhët e Partisë Demokratike, Izmi Zeqiri në një prononcim për Gazeta Blic ka folur rreth marrëveshjes për deeskalim që është arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në vjeshtë.
Zeqiri duke folur rreth tërheqjes së qeverisë, u shpreh se nuk e sheh të duhurën por e gjithë përgjëgjsia sipas tij, i takon qeverisë.
“Po tash nuk është se po e shoh të duhurën, mirëpo megjithatë përgjegjsia është e qeverisë, ne skemi këtu çka. Kjo tërheqje është e pakuptimtë për mua”, shtoi ai për Gazeta Blic.
“Ne do t’i përfillim çdo procedurë ligjore, nuk është ajo ndonjë problem, çfardo që është e ligjshme ne e përfillim”, tha ai për Gazeta Blic.













