Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Zgjedhje në Kosovë’, parashikimi i analistëve- Lëvizja Vetëvendosje kryeson, kështu mund të renditen partitë tjera!

22/07/2023 - 13:04
në Lajme
A A
‘Zgjedhje në Kosovë’, parashikimi i analistëve- Lëvizja Vetëvendosje kryeson, kështu mund të renditen partitë tjera!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjendja në veri të vendit, sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe audio-inçizimet Kusari-Lila-Simiq janë vetëm disa nga ngjarjet që kanë nxitur opozitën të kërkojë zgjedhje të parakohshme, raporton Gazeta Blic.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka iniciuar moscion-mosbesimi për largimin e qeverisë Kurti nga pushteti.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka disa javë që ka nisur bashkëbisedimet me shoqërinë civile për të gjetur një rrugë për të dalë nga gjendja ku ndodhet vendi.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës po shprehet hapur tanimë se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.

Po nëse shkohet në zgjedhjet, siç opozita po kërkon, si pritet të rënditen subjektet politke në Kuvend ?

Njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se nëse shikohet gjendja aktuale, përsëri do të kryesojë LVV-ja.

Kelmendi potencoi se temat e ‘nxehta’ si veriu dhe dialogu tërheqin votues dhe se Albin Kurti prin tek pëlqyeshmëria që ka tek qytetarët.

“Eshtë e vështirë të parashikohet dhe të ipet një mendim adekuat mbi rezultatin e zgjedhjeve, nëse ato mbahen tash.Shikuar nga gjendja aktuale përseri prin LVV-ja ndërsa pas saj konkurojnë dy partitë opozitare.Nuk dihet se a është PDK-ja a LDK-ja e dyta apo e treta, të dyja janë në barazpesh politike ndërsa në vendin e katërt mendohet të jetë AAK-ja.Jam i mendimit se temat e ‘nxehta’ dhe që tërheqin votën e votueseve jane disa: E para, është gjendja në veri të Kosovës, dialogu me shtetin serb, raportet midis Kosovës dhe SHBA-ve si dhe me BE-në, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, gjendja ekonomike dhe sociale ne vend dhe intergrimet ne BE.Kudo në këto çështje prin tek qytetarët qëndrimi i kryeministrit Kurti”, tha Kelmendi për “Gazeta Blic”

Ai pati kritika për dy kryetarët opozitarë, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun.

I njëjti tha se me ta në krye të PDK-së dhe LDK-së, vështirë se këto dy subjekte politike të bëhen konkuruese në zgjedhje.

“Nuk ka mundur as PDK-ja dhe as LDK të nxjerrin apo të marrin tema e tjera, sikurse është siguria, sovraniteti, gjendja sociale, papuneëia, ikja nga vendelindja etj. Me dy kryetaret, Krasniqi te PDK-ja dhe Abdixhiku te LDK-ja, e kanë shumë të rëndë të ecin këto dy parti dhe të bëhen konkuruese në zgjedhje”

Ndërsa për partinë “Guxo” të udhëhequr nga Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se e njëjta nuk pritet ta kalojë as pragun.

“Ndërsa, sa i përket partisë së re të Presidentes Osmani, që e udheheqe Gervalla-Schwarz, ajo vetëm në koalicion me LVV-në ka të ardhme.  E ka mandatin e fundit ne Kuvend, nuk e arrine as 5%.  AAK-ja e ka të garantuar, me gjendjen që e ka ne Rrafshin e Dukagjinit, pozitën në Kuvend si parti parlamentare, sa do te jete perqindja varet nga gjendja” deklaroi Kelemendi.

Profesori i shkencave politike nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, deklaroi se pas aksioneve në veri,  Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer elektoratin.

Spahiu u shpreh se pritet të shihet deri në zgjedhje nëse të njëjtit mund ta ruajnë këtë gjendje ku ndodhen.

“Varet kur mbahen zgjedhjet dhe se çfarë ndodhë deri ditën e zgjedhjeve. Nëntë muaj pas zgjedhjeve në nivel kombëtar, LVV-ja humbi dy të tretat e elektoratit kur u bënë zgjedhjet në nivel lokal. Por pas aksioneve në veri të vendit dhe reagimit tejet jo-patriotik të opozitës, LVV-ja ka rikthyer elektoratin dhe madje ka shkuar përtej. Tash varet a mund ta ruaj këtë deri në zgjedhjet e ardhshme” tha Spahiu.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe njëherë u ka bërë thirrje gjatë ditës së djeshme dy partive opozitare LDK dhe PDK që t’a mbështesin mocionin e mos-besimit të iniciuar nga partia që ai udhëheq.

Haradianaj tha se nëse partitë opozitare janë të sinqerta në qëndrimin e tyre se kjo qeveri duhet ndalur me çdo kusht, atëherë duhet ta kuptojnë se mocioni i propozuar nga AAK-ja është rruga e vetme dhe duhet ta mbështesin.

“Ne si Aleancë kemi ofruar një model se si të dilet nga situata e krijuar, që është mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, si mjet mbase tash për tash i vetmi, për ta ndalur degradimin e mëtejshëm që po i bëhet vendit.Në fakt edhe njëra edhe tjetra parti opozitare, po e kërkojnë të njëjtën gjë që e kemi kërkuar edhe ne, por nuk po e shohin mënyrën se si realizohet kjo!Pyetja ime është, si shkohet në zgjedhje, ose si gjendet rruga e tretë për të dalë nga kjo gjendje?A ta presim kryeministrin që ta dorëzojë me vullnet mandatin e tij, gjë e cila duket e pamundshme, apo të presim të ndodhë ndonjë mrekulli vetvetiu?Prandaj partitë tjera opozitare, nëse janë të sinqerta në qëndrimin e tyre se kjo qeveri duhet ndalur me çdo kusht sepse po e shkatërron vendin, atëherë duhet ta kuptojnë se mocioni i propozuar prej nesh, është rruga e vetme, rrjedhimisht edhe ta mbështesin” tha Haradinaj

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë