Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

06/09/2026 - 21:41
në Lajme
A A
Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rasti i sulmit ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, pas një përplasjeje që nisi për parking te Prishtina Mall, ka marrë një tjetër drejtim. Përveç hetimeve ndaj dy personave të dyshuar për sulmin, tashmë është hapur rast edhe ndaj një pjesëtari të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dyshimet e reja kanë lindur pasi palët e përfshira në incident ishin shoqëruar nga Policia për procedura të mëtejshme.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, njëri nga personat e shoqëruar, i cili dyshohet për sulmin ndaj kapitenit Ahmeti, pretendon se është keqtrajtuar nga një pjesëtar i NJRSh-së.

Dyshimet lidhen me përdorimin e dhunës ndaj tij pas shoqërimit, ndërsa Sinjali mëson se për të dëmtuarin ekziston edhe raport mjekësor, i cili tashmë pritet të jetë pjesë e trajtimit të rastit.

Këto pretendime kanë bërë që hetimet të mos kufizohen më vetëm te incidenti fillestar.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hapjen e rastit ndaj pjesëtarit të NJRSh-së, nën dyshimin për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Në kuadër të hetimeve është kërkuar që të intervistohen edhe dëshmitarët e tjerë që kanë njohuri për ngjarjen, me qëllim të sqarimit të mënyrës se si është trajtuar i shoqëruari dhe rrethanave në të cilat dyshohet se është përdorur dhuna.

Në trajtimin e gjithë rastit tashmë është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës, për shkak të përfshirjes së zyrtarëve policorë dhe dyshimeve të ngritura ndaj pjesëtarit të NJRSh-së.

Siç raportoi Sinjali, incidenti fillestar kishte ndodhur te Prishtina Mall, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkingun, ku dy persona dyshohet se kishin sulmuar kapitenin Besart Ahmeti.

Pas incidentit, palët ishin shoqëruar në Polici, ndërsa në menaxhimin e situatës ishin përfshirë zyrtarë policorë nga Graçanica dhe pjesëtarë të NJRSh-së.

Hetimi tashmë po zhvillohet në dy drejtime të ndara, për sulmin e dyshuar ndaj kapitenit Ahmeti dhe për pretendimet se gjatë ndërhyrjes policore njëri prej të shoqëruarve është keqtrajtuar nga pjesëtari i NJRSh-së.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor
06/09/2026 - 21:27

Dy personat që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, në zonën e Prishtina Mall, janë djemtë e një zyrtari policor....

Më shumëDetails

Pushteti në Skenderaj “i uritur” për dreka e darka – për 6 muaj i shpenzon mbi 22 mijë euro në restaurantin e djalit të ish-kandidates për deputete të PDK-së

Pushteti në Skenderaj “i uritur” për dreka e darka – për 6 muaj i shpenzon mbi 22 mijë euro në restaurantin e djalit të ish-kandidates për deputete të PDK-së
06/09/2026 - 21:06

Komuna e Skenderajit për rreth 6 muaj ka shpenzuar më shumë se 22 mijë euro apo më saktë 22,688.30€ për drekë dhe darka zyrtare. Kjo thuhet në raportin...

Më shumëDetails

Sulmohet kapiteni i Policisë Besart Ahmeti – sherri nisi për parking në qendrën tregtare, përfshihet edhe IPK

Sulmohet kapiteni i Policisë Besart Ahmeti – sherri nisi për parking në qendrën tregtare, përfshihet edhe IPK
06/09/2026 - 21:00

Një incident serioz ka ndodhur në hapësirat e qendrës tregtare Prishtina Mall, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht kapitenin e Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti. Burimet...

Më shumëDetails

Shkurte Fejza ka një thirrje për marshin e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK’së

Shkurte Fejza ka një thirrje për marshin e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK’së
06/09/2026 - 20:57

Këngëtarja e njohur e folklorit, Shkurte Fejza, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’iu bashkohen marshit në mbështetje të ish-krerëve tëë UÇK-së. Marshi në përkrahje të katër ish-krerëve...

Më shumëDetails

Profesori amerikan: Kurti nuk e çon mire me askënd, Vuçiq e ka shfrytëzuar këtë

Profesori amerikan: Kurti nuk e çon mire me askënd, Vuçiq e ka shfrytëzuar këtë
06/09/2026 - 20:49

David Kanin, profesor në Johns Hopkins, thotë se Kosova ka vepruar me bindjen se Uashingtoni “do të jetë gjithmonë aty”, por sot i mungon një drejtim strategjik. Serbia...

Më shumëDetails

Alarm në Kropisht të Shqipërisë, flakët ‘përpijnë’ ullinjtë dhe rrezikojnë shtëpitë

Alarm në Kropisht të Shqipërisë, flakët ‘përpijnë’ ullinjtë dhe rrezikojnë shtëpitë
06/09/2026 - 20:14

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Kropisht, në zonën e Selenicës në Shqipëri. Flakët janë përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje

    Hoti në mbështetje të dy deputetëve të LDK-së, poston fotot e tyre me mbishkrim!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Deputetja e Kuvendit, Adriana Matoshi, pozon para pasqyrës e veshur në bikini

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Vajza e Bedri Hamzës i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin Florent Lushtaku

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Kurti e di verdiktin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së“

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë