Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjidhjet ‘‘çështja shumëvjeçare’’ e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare

07/06/2025 - 10:13
në Ekonomi, Lajme
A A
Zgjidhjet ‘‘çështja shumëvjeçare’’ e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se çështja lidhur me mosnjohjen e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare tashmë është zgjidhur, dhe se, nga data 22 maj e këtij viti, OEK është bërë zyrtarisht anëtare e GS1, organizatës ndërkombëtare për barkode me seli në Bruksel.

Në njoftimin e bërë nga OEK theksohet për sipërmarrësit se tani e tutje produktet dhe shërbimet e tyre do të identifikohen me barkode të njohura globalisht.

‘‘Kjo nënkupton që ofertat tuaja do të kenë një identitet të pranuar ndërkombëtarisht dhe, si rrjedhojë, një vlerë të shtuar në tregun global — falë anëtarësimit në GS1’’ thuhet ndër tjerash.

Postimi:

Të nderuara biznese të Kosovës,

Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju informojmë se, që nga data 22 maj 2025, jemi bërë zyrtarisht anëtare e GS1, organizatës ndërkombëtare për barkode me seli në Bruksel.

Çështja shumëvjeçare lidhur me mosnjohjen e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare tashmë është zgjidhur. Ky sukses i rëndësishëm është arritur falë përkushtimit të ekipit tonë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me stafin e GS1.

Të nderuar sipërmarrës, nga ky moment e tutje, produktet dhe shërbimet tuaja do të identifikohen me barkode të njohura globalisht. Kjo nënkupton që ofertat tuaja do të kenë një identitet të pranuar ndërkombëtarisht dhe, si rrjedhojë, një vlerë të shtuar në tregun global — falë anëtarësimit në GS1.

Së shpejti, ekipi ynë do t’ju ofrojë udhëzime të detajuara mbi hapat e nevojshëm që do t’i ndërmarrim së bashku për zbatimin e barkodeve të reja GS1 Kosovë.

Urime të gjithëve për këtë arritje të rëndësishme! /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valoi nëpër të gjitha xhamitë në Kosovë

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valoi nëpër të gjitha xhamitë në Kosovë
15/09/2026 - 15:18

Bashkësia Islame e Kosovës ka marr vendim që të gjitha strukturat dhe institucionet e BIK-ut obligohen që të stolisen me flamurin e UÇK-së. Po ashtu, është urdhëruar që...

Më shumëDetails

“Sillni në shtëpi”: Sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për katërshen e UÇK-së

“Sillni në shtëpi”: Sheshet e rrugët e Kosovës mbushen me mbishkrime për katërshen e UÇK-së
15/09/2026 - 15:03

Në qytete në mbarë Kosovën janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fotografi të katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep...

Më shumëDetails

Mahmuti publikon letrën drejtuar Speciales: Do të mbeteni në kujtesën e njerëzimit

Bardhyl Mahmuti e mbyll dëshminë në Speciale: Sprovë e rëndë për të cilën s’do të flas më
15/09/2026 - 14:48

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bardhyl Mahmuti, e ka publikuar letrën që ia ka drejtuar Gjykatës Speciale, më 12 korrik 2026. Përmes kësaj letre, Mahmuti...

Më shumëDetails

Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

Rama për akuzat e Kurtit ndaj Lajçak: Të lënë pa tekst, qasja e Prishtinës po i ndihmon Serbisë
15/09/2026 - 14:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen kryeministër, duke u zotuar për bashkëpunim. Rama tha se konfirmon gatishmërinë e tij për “bashkëpunim të gjithanshëm”...

Më shumëDetails

Limaj: Me dinjitet ta presim nesër vendimin, luftën tonë s’do ta njollosë asgjë dhe askush

Vetëvendosja i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecet përpara
15/09/2026 - 14:07

Fatmir Limaj, në lidhje direkte me Kosova Live, ka folur për verdiktin ndaj ish-krerëve të UÇK’së, që pritet të jepet nesër në Hagë. Limaj, ka thënë se lufta...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Tërheqja e Bekim Sejdiut gati e pritshme, do të bëjmë të pamundurën për ta shmangur një proces tjetër zgjedhor

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
15/09/2026 - 13:53

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës, duke thënë se një zhvillim i tillë ishte pothuajse...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne presidencën

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë