Banorët e një objekti banesor në Vushtrri kanë shprehur shqetësimin se një zhurmë që nuk dihet nga po vjen po i tmerron ata natën.
Ekipi i Veriu.info ka dalë në vendin e ngjarjes ku banorët janë shprehur të tmerruar nga kjo zhurmë e cila nuk po i lë të flejnë gjatë natës.
Ata kanë thënë se Policia dhe Inspektorët kanë dalë në vend të ngjarjes por nuk kanë arritur ta kuptojnë se nga po vjen.
Veriu.info ka kontaktuar edhe drejtorin e Inspekcionit në Vushtrri, Besim Demirajn, i cili ka thënë se vetëm sa e ka marrë detyrën dhe se shpejt do të dalin në vendin e ngjarjes.
Për më shumë ndiqeni videon:












