Gjatë homazheve në Gllobar të Drenasit, një qytetar refuzoi t’i japë dorën kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke shkaktuar reagime.
Më pas, ai u deklarua si zjarrfikës dhe përmes një postimi në rrjete sociale e akuzoi Kurtin për neglizhencë ndaj këtij sektori.
Sipas tij, zjarrfikësit janë lënë pa uniforma dhe mjete pune, ndërsa shtoi se është ndier i përqeshur dhe i bullizuar gjatë mandatit të tij.
Rasti ka hapur debat për kushtet e zjarrfikësve në vend.













