Kanë dalë edhe pamje të reja nga përleshja e sotme që ka ndodhur më armë zjarri në sheshin e Podujevës e ku kanë mbetur të plagosur katër persona.
Në disa pamje të publikuara nga Kallxo.com shihet momenti kur një prej personave shtien me armë e ndërkohë që lëvizin, njëri prej tyre rrëzohet dhe një armë bie në tokë.
Një prej personave i përfshirë në përleshje e kap armën dhe më pas e godet me kondak të armës në kokë personin që rrëzohet.
Pas disa momentesh në vendngjarje arrijnë edhe policia dhe dëgjohen thirrje për të telefonuar ndihmën e shpejtë.













