Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ZRrE: 23 mijë konsumatorë në veri furnizohen me energji elektrike

28/09/2024 - 10:08
në Kryesore, Lajme
A A
ZRrE: 23 mijë konsumatorë në veri furnizohen me energji elektrike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

23 mijë konsumatorë në veri të vendit furnizohen me energji elektrike, por një përqindje e vogël e tyre e paguajnë atë. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zyrtari i Zyrës Rregullatorit për Energji (ZRrE), Petrit Pepaj.

Ai ka thënë se me licencimin e kompanisë serbe, Elektrosever konsumi në atë pjesë ka rënë krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa përmend detyrimin që kompania serbe e ka ndaj ZRrE-së për të raportuar çdo muaj.

“Elektroseveri siç e dini është i licencuar nga Zyra Rregullatorit për Energji, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Si rrjedhojë e këtij licencimit Elektroseveri e ka për obligim të raportoj çdo muaj. Në bazë të raporteve të shtatë mujorit të këtij viti janë 113 mijë kilovatë në orë të energjisë elektrike të faturuara, të përkthyera në pare janë diku rreth 8 milionë euro, ndërsa inkasimi ka filluar, pak çalon në aspektin e klasimit diku janë 631 mijë të inkasuar prej asaj energjie e cila është e faturuar”, ka thënë Pepaj.

Pepaj njofton se në pjesën veriore të Mitrovicës, ka një përqindje të vogël që paguajnë energjinë elektrike, duke shtuar se që nga viti 2017 në atë pjesë nuk është paguar energjia.

“Aktualisht përqindja është e vogël nuk është përqindje e madhe, për shkak se në atë pjesë pothuajse një kohë të gjatë nuk është bërë pagesa e energjisë elektrike dhe njerëzit nuk paguajnë hezitojnë të fillojnë me pagesa. Mirëpo siç shihet tani ka filluar një trend që pagesa e energjisë elektrike të filloj të bëhet edhe në atë pjesë. Në të kaluarën deri në vitin 2017 energjia e asaj pjese është faturuar në faktuarat e energjisë elektrike të pjesëve të qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës me vendimin e Gjykatës ajo pjesë është ndaluar, dhe nga viti 2017 ajo energji nuk është e paguar”, ka njoftuar ai.
Në rast të mos pagimit, ai ka theksuar se bëhet shkyçja e konsumatorët me energjinë elektrike, duke shtuar se deri tani ende nuk ka filluar me shkyçje e konsumatorëve për mos pagesë të energjisë elektrike në pjesë Veriore të vendit.

“Elektroserveri i nënshtrohet të gjitha ligjeve të Republikës së Kosovës, për mos paguesit e energjisë elektrike vlen rregulla për shkyçje të konsumatorit në sektorin energjisë për të gjithë ata që nuk e paguajnë energjinë elektrike.

Elektroserveri ka të drejtën e vet që të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të gjithë konsumatorët të cilët nuk paguajnë. Deri tash Elektroserveri në bazë të raportit që ka dërguar ende nuk ka filluar me shkyçje e konsumatorëve për mos pagesë të energjisë elektrike, për arsye sepse është faza e implementimit vendosjes së njehsorë disa konsumatorë nuk ka njehsor disa të tjerë ka pasur njehsor jo të përshtatshëm për matje. Do të thotë është procesi i vendosjes së njehsorëve, regjistrimi i tyre, krijimi i data bazës dhe lëshimin e faktuarve për pagesë të energjisë elektrike”, theksoi Pepaj.

Ai potencoi se nuk ka furnizim me energji elektrike për ato ndërmarrje që abuzojnë me energji apo nuk e paguajnë energjinë elektrike.

“Përderisa Elektroserveri nuk është licencuar në atë pjesë nuk ka pasur ndërmarrje e cila ka qenë e licencuar për të kryer aktivitet në sektorin e energjisë në atë pjesë për furnizim të energjisë elektrike dhe as për shpërndarje, për shkak se operatorët të cilat janë të licencuar në atë pjesë nuk kanë pasur qasje në pjesën e Veriut dhe ajo energji është marrë por nuk është faturuar. Zakonisht ndërmarrjet për furnizim të energjisë elektrike krijon biznes komercial dhe asnjë ndërmarrje nuk furnizon energjinë elektrike te ata njerëz të cilët abuzojnë me energji apo nuk e paguajnë energjinë elektrike”, potencoi ai.

Po ashtu, Pepaj deklaroi se me ndalimin e kripto-valutave konsumi në atë pjesë ka rënë krahasuar me vitet e kaluara.
“Ne si rregullator krijojmë bazë ligjore për veprim për ndërmarrjet që operojnë në atë pjesë, sa kemi informata në bazë të raportit që ne dërgojmë ne shohim vetëm numrin e konsumatorëve dhe nuk e dimë se çfarë aktiviteti kryen. Konsumatorët janë të ndarë, në konsumatorët familjarë që kanë shfrytëzimin e energjisë elektrike e bëjnë për nevoja familjare, kurse ata konsumatorë të cilët që e kanë për nevoja komerciale siç janë bizneset që operojnë në atë pjesë. Zakonisht me fillimin e operimeve dhe çdo gjëje shihet që me ndalimin e kripto-valutave shihet që konsumi në atë pjesë ka rënë krahasuar me vitet e kaluara”, deklaroi Pepaj.

Tutje, Pepaj ka thënë se për ata konsumatorë të cilët nuk i përmbushin kushtet për matje faturohet paushallë. Kurse për ata që energjia elektrike bëhet me skemë tarifore paguajnë si të gjithë qytetarët e tjerë.

“Në bazë të shënimeve që i kemi marrë së fundmi nga Elektroseveri, llogariten që janë rreth 23 mijë konsumatorë në Veri. Mbi bazën mbi ligjin për gjuhën, gjuha serbe dhe alfabeti i saj në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës, konsumatorët duhet të dërgohet faktuar në gjuhën në të cilën e kupton. Në atë pjesë faktuara duhet të mbajë elemente edhe të gjuhën shqipe dhe atë serbe. Faturimi i energjisë ka filluar në atë pjesë por a shkon faktuara tek të gjithë konsumatorët, këta nuk mund të them me saktësi. Në bazë të informatave që kemi faktuarat ku nuk ka matje, ose nëse njësori nuk i përmbush kushtet për matje, faturohet paushallë, ndërsa tek pjesa ku konsumi i energjisë elektrike bëhet me matje është një skemë tarifore në të cilën Elektroseverin e përdor, që është e njëjtë me strukturën tarifore që e paguajnë qytetarët e pjesës tjetër të Republikës së Kosovë”, u shpreh ai.

“Të gjithë konsumatorët si në veri, si në çdo pjesë të Republikës së Kosovës duhet të paguajnë për shërbimin që e marrin”, përfundoi zyrtari i ZRRE-së.

Ndryshe me 9 dhjetori 2023, KEDS-i pati nënshkruar kontratë me Elektroseverin për të shpërndarë dhe furnizuar me energji eklektike katër komunat veriore të Kosovës. Por ende në disa pjesë veriore të Kosovës nuk ka filluar faturimi i rrymës së shpenzuar.

JU REKOMANDOJMË

Befasi: Faton Peci kandidon vëllaun për deputet nga Guxo, mungojnë ish kandidatët Afërdita Hajrizi e Tafil Peci

Auto Draft
13/05/2026 - 01:22

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputet, pjesë e së cilës janë edhe kandidatët e partisë Guxo që udhëhiqet nga dy kryetarët, Donika Gërvalla e Faton...

Më shumëDetails

Vetëvendosje e Kurtit publikon listën me emrat e kandidatëve për deputetë

Vetëvendosje e Kurtit publikon listën me emrat e kandidatëve për deputetë
13/05/2026 - 00:35

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me 110 kandidatët për deputetë. E prirë rëndom nga Albin Kurti, lista ka pësuar disa ndryshime, pas largimit të Jeta Statovcit, Haxhi Avdylit...

Më shumëDetails

Lushtaku i ashpër: Limaj do t’i sillte vota PDK-së, partia ka nevojë për ndryshime të brendshme

Lushtaku i ashpër: Limaj do t’i sillte vota PDK-së, partia ka nevojë për ndryshime të brendshme
13/05/2026 - 00:19

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka komentuar refuzimin e kërkesës së kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për bashkëpunim politik para zgjedhjeve të parakohshme të...

Më shumëDetails

Për fushatë hante pasul me të, tash Kurti e përfshin në listën zgjedhore Mulla Osmanin

Për fushatë hante pasul me të, tash Kurti e përfshin në listën zgjedhore Mulla Osmanin
12/05/2026 - 23:36

Lëvizja Vetëvendosje pritet ta ketë pjesë të listës zgjedhore Osman Musliun, të njohur si Mulla Osmanin. Mulla Osmani e ka bërë të ditur në ‘Facebook’ se në listën...

Më shumëDetails

Avdullah Hoti i pari, Vjosa Osmani e 81-ta- Si dukej lista e LDK’së në zgjedhjet e 2017-ës?

Avdullah Hoti i pari, Vjosa Osmani e 81-ta- Si dukej lista e LDK’së në zgjedhjet e 2017-ës?
12/05/2026 - 23:28

Vjosa Osmani do të jetë bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 7 qershorit. Megjithatë, ajo para nëntë vitesh radhitej mjaft poshtë në...

Më shumëDetails

Publikohet lista e LDK-së me Vjosa Osmanin për 7 qershorin

Publikohet lista e LDK-së me Vjosa Osmanin për 7 qershorin
12/05/2026 - 23:11

Lidhja Demokratike e Kosovës e bashkuar në këto zgjedhje me listën e ish-presidentes, Vjosa Osmani, ka publikuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë. Vjosa Osmani do të jetë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund

    Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Konfirmohet nga “specialisti” i merkatos, Real Madrid arrin marrëveshjen me trajnerin e ri

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia aksion në klinikat e QKUK-së, dyshime për manipulime me barna esenciale e listat e pritjes për intervenime invazive

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë