Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Asamble Komunale në Mitrovicë.
Pas numërimit 100% të votave në qendrën e numërimit del se kandidati i PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, ka marrë numrin të lartë të votave jo vetëm në këtë parti por në komplet Mitrovicën, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Ibrahimi ka marrë plot 757 vota, një numër ky rekord për shumë palë zgjedhje lokale në Mitrovicë.
Ai njihet si një nga figurat më të rëndësishme të PDK-së në Mitrovicë.
PDK në këto zgjedhje ka marrë plotë 12 mijë e 166 vota për Asamble Komunale.
Në këtë numërim nuk përfshihen votat me postë nga diaspora, ku ai mund ta rris akoma numrin total të votave./Veriuinfo/













