Është thirrur zyrtarisht seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës.
Seanca do të mbahet në orën 14:00, me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës.
Pak më parë, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Ndërkaq, gjatë paradites së sotme u konstituua edhe Kuvendi i Kosovës, me zgjedhjen e katër nga pesë nënkryetarët.
Pozita e nënkryetarit nga radhët e PDK-së mbeti e paplotësuar, pasi kjo parti ka deklaruar se nuk merr pjesë në seancat konstituive dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese./Klankosova.tv.













