Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtare: Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE

18/11/2024 - 16:07
në Lajme
A A
Zyrtare: Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar sot raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE).

Parlamentin Evropian e kompletoi të hënën listën e raportuesve për vendet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE).

Për emërimin e tij në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme.

Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian.

Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas kësaj, secili grup vendosi nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.

Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën. Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve. Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti.

Nga radhët e EPP-së si raportues për Bosnje e Hercegovinë është caktuar deputeti Onderj Kolar nga Çekia.
Raportues për Serbinë në PE është caktuar të jetë deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Picula.

Nga pushteti në Serbi ka pasur reagime të ashpra, shpesh edhe fyese, pas emërimit të këtij ish-ministri të Jashtëm të Kroacisë si raportues për këtë vend.

Për Maqedoninë e Veriut raportues do të jetë deputeti i gjelbër, Thomas Waitz nga Austria. Deputeti liberal nga Sllovenia, Marjan Sharec, do të jetë raportues për Malin e Zi.

Raportues për Shqipërinë do të jetë deputeti nga Austria, Andreas Shrieder.
Raportues për Ukrainën do të jetë Mikchael Gahler nga EPP, për Moldavinë Sven Mikser nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve, për Gjeorgjinë Rasa Jukneviçiene nga EPP, ndërsa për Turqinë Nacho Sanchez Amor nga Socialistët dhe Demokratët.

Këta raportues në pesë vjetët e ardhshme do t’i ndjekin për së afërmi zhvillimet në vendet përkatëse dhe do t’i përpilojnë raportet vjetore.

Përmes këtyre raporteve do të vlerësohet përparimi i këtyre vendeve në procesin e reformave dhe në përmbushjen e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian. Këto raporte pastaj miratohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian.

JU REKOMANDOJMË

Apeli vendos lidhur me ankesën e avokatit të Gecit për lirimin nga paraburgimi

Takimin Kurti-Krasniqi, Geci e quan “Fejesë” të LVV-së me PDK-në
21/10/2026 - 16:18

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë përmes së cilit Gani Gecit i ishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji....

Më shumëDetails

Çitaku falenderon Hamzën: E more përgjegjësinë e kryetarit i shtyrë nga nevoja për t’i shërbyer partisë dhe Kosovës

Çitaku falenderon Hamzën: E more përgjegjësinë e kryetarit i shtyrë nga nevoja për t’i shërbyer partisë dhe Kosovës
21/10/2026 - 16:05

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka falenderuar Bedri Hamzën i cili pak minuta më parë dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të kësaj partie. Çitaku përmes një postimi...

Më shumëDetails

Kraki i VV’së reagon ndaj vendimeve të sotme të Edi Ramës: Po mendon se është kryeministër në Rusi

Kraki i VV’së reagon ndaj vendimeve të sotme të Edi Ramës: Po mendon se është kryeministër në Rusi
21/10/2026 - 15:51

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka kritikuar me gjuhë të ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ky i fundit po ‘’mendon se është...

Më shumëDetails

Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

Takimin Kurti-Krasniqi, Geci e quan “Fejesë” të LVV-së me PDK-në
21/10/2026 - 15:38

Gani Geci është shoqëruar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pas disa shqetësimeve shëndetësore. Burime të IndeksOnline pohojnë se Geci shfaqi shqetësime me zemrën, teksa u dërgua me...

Më shumëDetails

Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit
21/10/2026 - 15:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Procesit të Berlinit. Në kuadër të Samitit,...

Më shumëDetails

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së
21/10/2026 - 15:14

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të kësaj partie. Pavarësisht largimit nga udhëheqja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Trump: Kievi do të binte për një ditë, po të mos ishte për një gjeneral ‘idiot’ rus

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë