
I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për REL ka deklaruar se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, ka deklaruar Escobar raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me këtë deklaratë të Escobar ka folur për “Gazeta Blic” zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina.
Pantina tha se ka kohë që kryeministri Kurti sillet papërgjegjshëm dhe arrogant me miqtë ndërkombëtar duke mos i pranuar këshillat e tyre.
Ajo tha se pas vendimit për tokat rreth Manastirit i njëjti po tenton me i mbajt të motivuar militantët.











