Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

19 vjet nga vrasja e policit Triumf Riza, sot vazhdon gjykimi ndaj “Lizës” dhe “Rrumqit”

11/09/2026 - 08:18
në Lajme
A A
19 vjet nga vrasja e policit Triumf Riza, sot vazhdon gjykimi ndaj “Lizës” dhe “Rrumqit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë pritet të vazhdojë sot gjykimi ndaj Ilir Abdullahut, i njohur si “Liza”, dhe Rrahim Abdullahut, i njohur si “Rrumqi”, të akuzuar për vrasjen e rëndë të policit Triumf Riza.

Çështja po trajtohet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Avni Syla, me anëtarë gjyqtarët Lutfi Shala dhe Violeta Namani-Hajra.

Seanca e paraparë për 24 korrik kishte dështuar për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, ndërsa vazhdimi ishte caktuar për sot, më 11 shtator.

Ilir dhe Rrahim Abdullahu akuzohen nga Prokuroria Speciale se, në bashkëkryerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Enver Sekiraqën, kanë marrë pjesë në vrasjen e policit Triumf Riza më 30 gusht 2007 në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, grupi dyshohet se kishte përcjellë për një kohë lëvizjet e Rizës. Prokuroria pretendon se, pasi ishte marrë informacioni për vendndodhjen e tij, të akuzuarit kishin shkuar pranë lokalit ku ai qëndronte.

Kur Riza kishte dalë nga lokali dhe ishte afruar pranë veturës, Arben Berisha kishte shtënë 11 herë në drejtim të tij, duke e goditur me dy plumba në shpinë dhe një në këmbë. Lëndimet e marra kishin rezultuar fatale.

Për këtë vrasje, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burgim, ndërsa Enver Sekiraqa është dënuar me 25 vjet burgim për shtytje në vrasje. Sekiraqa vazhdon të jetë në arrati.

Rrahim Abdullahu ishte dënuar në vitin 2015 me katër vjet e 11 muaj burgim për dhënie të ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale, pasi Gjykata e kishte rikualifikuar akuzën. Ky aktgjykim ishte anuluar nga Apeli dhe çështja ishte kthyer në rigjykim.

Ndërkaq, Ilir Abdullahu, i cili kishte qenë në kërkim për rreth 15 vjet, ishte arrestuar në korrik të vitit 2023. Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tij në shtator të vitit 2024.

Në shkurt të vitit 2025, Gjykata i bashkoi çështjet penale ndaj Ilir dhe Rrahim Abdullahut për t’i trajtuar në një proces të vetëm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

“Kosova po pret”, Prizreni, Dragashi e Suhareka mobilizohen për marshin në Prishtinë

“Kosova po pret”, Prizreni, Dragashi e Suhareka mobilizohen për marshin në Prishtinë
11/09/2026 - 08:05

Në Prizren po vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrje në marshin që do të mbahet nesër në Prishtinë, me moton “Kosova po pret”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që...

Më shumëDetails

Thaçi nga Haga: Akuzat për trafikim organesh ishin “justifikim për themelimin e Gjykatës Speciale”

Thaçi nga Haga: Akuzat për trafikim organesh ishin “justifikim për themelimin e Gjykatës Speciale”
11/09/2026 - 07:37

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë akuzat për trafikim organesh të ngritura pas raportit të Dick Marty-t, duke i cilësuar hetimet si një justifikim për themelimin...

Më shumëDetails

“Probleme në ajër, presion në kabinë, anulim i fluturimit Cyrih-Prishtinë” – si u përfshi në incident Chair, kompania partnere e Air Prishtina

11/09/2026 - 00:32

Një fluturim nga Cyrihu për në Prishtinë ishte ndërprerë pak pas ngritjes, pasi ekuipazhi kishte vërejtur një sinjalizim që lidhej me sistemin e presionit në kabinën e avionit....

Më shumëDetails

Intervista e fundit e Thaçit para verdiktit: Specialja u krijua për të shmangur Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time

Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
10/09/2026 - 23:00

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për herë të parë pas një periudhe të gjatë krijimin e Gjykatës Speciale, gjatë Në një intervist për “Top Story” Thaçi...

Më shumëDetails

Thaçi nga Haga: Kosova të merret më pak me histori, të punojë më shumë për stabilitet shtetëror

Thaçi nga Haga: Kosova të merret më pak me histori, të punojë më shumë për stabilitet shtetëror
10/09/2026 - 22:56

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka thënë fjalën e tij, disa ditë para se në Hagë pritet të merret vendimi në procesin gjyqësor ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të...

Më shumëDetails

Rexhaj: Mosvotimi i nënkryetarëve është mjet politik, s’kemi votë për Shalën e Çitakun

Nga VV nisin sulmet ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses pas publikimit të Aktgjykimit
10/09/2026 - 22:45

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se mosvotimi i nënkryetarëve të Kuvendit po përdoret si mjet politik. Duke folur në Debat Plus, Rexhaj tha se Kujtim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    Nga ‘shko Hashim’ te letra e ‘dyshimtë’: Qëndrimet e Kurtit për gjykimin e madh në Hagë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Goditja ndaj “Trepçës” që la deri në 40 mijë euro dëm – bastisen pesë lokacione, katër persona nën dyshime

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sallon ondulimi apo klinikë? Inspektorati: “Estethica” e Krenar Dobroshit nuk i plotëson kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore (Dokument)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kafe me Edi Ramën apo Albin Kurtin? Kjo është përzgjedhja e Vjosa Osmanit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Çfarë ndodh me Haxhiun pas 4 tetorit? Daka sqaron situatën

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë