Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

30 vjetori i themelimit të UÇK-së – Memli Krasniqi shkon në Hagë, viziton Thaçin dhe Veselin

17/11/2024 - 18:02
në Kryesore, Lajme
A A
30 vjetori i themelimit të UÇK-së – Memli Krasniqi shkon në Hagë, viziton Thaçin dhe Veselin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkuar në Hagë, në ditën kur janë bërë 30 vjet nga themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai atje ka vizituar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilët janë duke u gjykuar për krime lufte.

“Sot, në ditën kur shënojmë 30 vjetorin e themelimit zyrtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – lëvizjes më të suksesshme popullore për lirinë dhe pavarësinë tonë — fati e deshi që të jem në Hagë, duke vizituar dy nga simbolet më të ndritura të luftës sonë për çlirim e pavarësi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, ka shkruar Krasniqi.

“Këta udhëheqës, krahas patriotëve të panumërt, sakrifikuan gjithçka që Kosova të merrte frymë lirie. Me të njëjtin zjarr në shpirt, ata sot qëndrojnë të palëkundur duke mbajtur peshën e historisë dhe shpresat e shtetit tonë. Duke mbrojtur luftën e popullit tonë për liri”.

Shkrimi i plotë:

Hagë: Një takim me heronjtë tanë

Sot, në ditën kur shënojmë 30 vjetorin e themelimit zyrtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – lëvizjes më të suksesshme popullore për lirinë dhe pavarësinë tonë — fati e deshi që të jem në Hagë, duke vizituar dy nga simbolet më të ndritura të luftës sonë për çlirim e pavarësi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Këta udhëheqës, krahas patriotëve të panumërt, sakrifikuan gjithçka që Kosova të merrte frymë lirie. Me të njëjtin zjarr në shpirt, ata sot qëndrojnë të palëkundur duke mbajtur peshën e historisë dhe shpresat e shtetit tonë. Duke mbrojtur luftën e popullit tonë për liri.

Forca dhe dinjiteti i tyre përballë vështirësive janë dëshmi e vlerave për të cilat kemi luftuar si popull dhe qëndrueshmëria e tyre në Hagë na frymëzon të gjithëve që të vazhdojmë përpara misionin e tyre: të ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të mirë.

Në këtë ditë të veçantë, kur kujtojmë UÇK-në dhe të gjithë ata që bënë sakrificat më të mëdha për lirinë tonë, qëndrojmë pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe çdo patrioti që barti flakën e luftës çlirimtare.

Tashmë, çdo ditë e më tepër, jemi të sigurt se: Dielli do të lind përsëri!

JU REKOMANDOJMË

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
07/05/2026 - 13:46

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Turqi është takuar me Ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker. Përmes një...

Më shumëDetails

“Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së”

“Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së”
07/05/2026 - 13:39

Ish-deputeti, Mërgim Lushtaku, tha se kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mund të jetë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e qershorit. Sipas tij emri i Limajt...

Më shumëDetails

EWB për zgjedhjet në Kosovë: VV forcë dominante, përpjekja e LDK për unifikimin e madh mund t’i ndryshojë balancat

EWB për zgjedhjet në Kosovë: VV forcë dominante, përpjekja e LDK për unifikimin e madh mund t’i ndryshojë balancat
07/05/2026 - 13:37

Mediumi rajonal “Europe Western Balkans” ka publikuar sot një tekst për zgjedhjet në Kosovë, duke treguar fillimisht rrethanat e shpërndarjes së Parlamentit si rezultat i dështimit të zgjedhjes...

Më shumëDetails

Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë

Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë
07/05/2026 - 13:13

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, kanë zhvilluar sot aksione në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe...

Më shumëDetails

Hoxha në takim me Rutte: Prania e KFOR-it në Kosovë mbetet thelbësore për stabilitetin e rajonit

Hoxha në takim me Rutte: Prania e KFOR-it në Kosovë mbetet thelbësore për stabilitetin e rajonit
07/05/2026 - 13:08

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua mbi situatën aktuale gjeopolitike...

Më shumëDetails

Burim Meta thumbon “Guxo”: Parti me më shumë kryetarë se anëtarë, krejt do t’i bashkohen Vjosa Osmanit

Deputeti i GUXO: Deklaratat e Gërvallës për presidentin Trump dhe Grenellin, të papjekura e të panevojshme
07/05/2026 - 13:01

Këshilltari i ish-presidentes Vjosa Osmani, Burim Meta, thotë se përveç ish-deputetes Jeta Statovci, e cila së fundmi iu bashkua Osmanit, edhe anëtarë të tjerë të partisë Guxo pritet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë