Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është trajneri që mund ta merr ‘timonin’ e Kombëtares së Kosovës

21/02/2022 - 21:51
në Sport
A A
Çfarë bëri Përfaqësuesja e Kosovës në vitin 2021?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të jetë pa trajner, pas largimit të Bernard Challandes në tetor të vitit të kaluar.

Dardanët tani e pesë muaj janë pa përzgjedhës, teksa slloveni Primoz Gliha e udhëhoqi Përfaqësuesen në ndeshjet e muajit nëntor.

Përfaqësuesja e Kosovës do të rikthehet për të luajtur miqësore në muajin mars, ku tanimë janë konfirmuar dy kundërshtarët e radhës, të cilët janë Burkina Faso më 24 dhe Zvicra më 29 mars.
FFK ka lajmëruar se trajneri i ri do të emërohet së shpejti, teksa Felix Magath mbetet favoriti kryesor.

Trajneri gjerman ka konfirmuar bisedimet me Federatën e Futbollit të Kosovës në një intervistë për mediumin gjerman Kicker.

“Kam biseduar me përfaqësuesit nga Kosova. Aty punojnë njerëz të përkushtuar. Unë gjithashtu do të shkoja përsëri në Kinë”, tha Magath.

Ai ndër të tjera për gazetën gjermane ka deklaruar se është i gatshëm t’i kthehet punës si trajner pasi i mungon një gjë e tillë.

68-vjeçari nuk është duke kryer punën e trajnerit që nga muaji maj i vitit 2021 kur ishte si drejtor sportiv tek Wurzberger Kickers.
Ai këtë punë ka kryer edhe tek Admira Wacker në Austri, teksa puna e tij e fundit si trajner ishte në SD Luneng në Kinë në vitin 2017.

Gjermani ka drejtuar skuadra të mëdha si Fulham, Wolfsburg, Schalke 04, Bayern Munich, Stuttgart, Frankfurt, Werder Bremen, Nurenberg e Hamburg.

Gjatë karrierës së tij deri më tani, Magath ka fituar gjashtë trofe, tre tituj të kampionit në Gjermani, dy kupa të shtetit dhe një Superkupë.

JU REKOMANDOJMË

Ronaldo ndez debat në rrjetet sociale: A tha “Bismillah” para penalltisë vendimtare ndaj Kroacisë?

Ronaldo ndez debat në rrjetet sociale: A tha “Bismillah” para penalltisë vendimtare ndaj Kroacisë?
04/07/2026 - 19:23

Një moment i kapur nga kamerat pak sekonda para penalltisë vendimtare të Cristiano Ronaldo ndaj Kroacisë ka shkaktuar një debat të madh në rrjetet sociale në mbarë botën....

Më shumëDetails

Trajneri i Egjiptit shfaqet me flamurin e Palestinës pas fitores me Australinë

Trajneri i Egjiptit shfaqet me flamurin e Palestinës pas fitores me Australinë
04/07/2026 - 16:49

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan ka befasuar me festën pas kualifikimit në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Egjipti arriti të siguronte biletën tutje, me fitoren ndaj...

Më shumëDetails

Gazetari argjentinas: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre

Gazetari argjentinas: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre
04/07/2026 - 15:51

Një deklaratë e gazetarit argjentinas Eduardo Feinmann ka shkaktuar reagime të shumta në prag të ndeshjes së Botërorit mes Meksikës dhe Anglisë. Duke folur për Radio Mitre, Feinmann...

Më shumëDetails

Messi shkruan histori në Botëror, vendos rekord të ri unik

Messi shkruan histori në Botëror, vendos rekord të ri unik
04/07/2026 - 10:12

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Argjentinës në Kupën e Botës 2026. Sulmuesi argjentinas realizoi një nga golat në fitoren dramatike 3-2 ndaj Kepit të...

Më shumëDetails

20 Gola, 9 Asiste, 8 ndeshje radhazi – Rekordet absurde të Messit pas fitores me Kepin e Gjelbër

20 Gola, 9 Asiste, 8 ndeshje radhazi – Rekordet absurde të Messit pas fitores me Kepin e Gjelbër
04/07/2026 - 09:35

Një tjetër ndeshje, një tjetër rekord i thyer! Nëse menduat se goli i avantazhit ishte i mjaftueshëm për të tronditur botën, prisni të dëgjoni çfarë ndodhi në bilbilin...

Më shumëDetails

Ibrahimoviq akuzon gjyqtarët pas eliminimit të Kroacisë: Po e ndihmojnë Ronaldon për ta fituar Botërorin

Ibrahimoviq akuzon gjyqtarët pas eliminimit të Kroacisë: Po e ndihmojnë Ronaldon për ta fituar Botërorin
03/07/2026 - 20:10

Zlatan Ibrahimoviqi ka qenë shumë kritik ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Kupa e Botës. Kroacisë iu anulua një gol i minutës së 103-të dhe Portugalia fitoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • AUV mban konferencë për VITA’n: Procesi aktualisht ndodhet në fazën e analizave laboratorike dhe ende nuk ka rezultate përfundimtare

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë