Pas Remzi Ejupi, i cili mbrëmë e konfirmoi kandidaturën e tij për president të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), duke treguar se po e bën një program me ekspertë ndërkombëtar, sot edhe Arianit Ahmeti edhe zyrtarisht konfirmon kandidaturën e tij për kryetar.
Kandidaturën e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
Ai thotë se ka mbështetjen e më shumë se 15 klubeve, që është nevojshme për të qenë kandidat për të parin e FFK-së. Ahmeti më herët ka mbajtur postin e zv.sekretarit të FFK-së.
“Ju konfirmoj se kam mbështetjen e klubeve (mbi 15) të nevojshme për të qenë kandidat për kryetar të FFK-së, në ditët në vijim do të prezantojë programin tim për udhëheqje të FFK-së. Me të gjithë futbolldashësit do të bashkëpunoj për të bërë ndryshimin e duhur për ta zhvilluar futbollin tonë, që vitet e fundit u degradua shumë nga Agim Ademi i cili ia humbi shkëlqimin dhe imazhi pozitive qe e kishte futbolli ynë”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti.











