Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria teknike si shpëtim!

31/05/2023 - 14:42
në Opinione
A A
Qeveria teknike si shpëtim!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Hisen Berisha

Situata në Kosovë, që po i tregon kthetrat e agresivitetit, partnerët ndërkombëtarë i ka “tmerruar” e kjo vërehet në ashpërsinë e gjuhës me të cilën po komunikojnë, si dhe nga veprimet ushtarake.

Për shkak të situatës se sigurisë në veriun e vendit, me urdhërin e Komandantit të Komandës së përbashkët të Forcave amerikane për Afrikë dhe Evropë, u anulua aktiviteti i DV-Day në Republikën e Kosovës, i cili ishte planifikuar të mbahet sot, e Martën, 30 Maj 2023.

Po ashtu, sipas deklarimit të Ambasadorit fuqëiplote të SHBA në Kosovë, z. Huvenier,” përfundon edhe ushtrimi për Kosovën”

Po ti shtojmë kësaj edhe deklaratat e Sekretarit amerikan të shtetit, se “situata në veri do të rezultoj me pasoja për Kosovën” aq më tepër pas fyerjes që bëri Kryeminustri ndaj z. Blinket, pastaj deshmia e z. Huvenier se, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur koordinim me SHBA, për veprimet politke lidhur me Veriun, me të drejtë kjo përbën shqetësim të lartë për shtetin.

Krahas sigurisë nacionale dhe shtetërore, tani u cenua edhe integriteti i institucionit më të ndjeshëm Forcave të Armatosura të Kosovës, që nga ky ushtrim ndërkombëtarë pritej të çertifikoj kapacitete e para në njerëz, pajisje dhe armatim. Kjo tashmë i ndodhi Kosovës, por paralajmërimi i Ambasadoti amerikan për masa tjera nëse vazhdohet me kryeneqësine e Kryeministrit Kurti, mund të vihet në pikëpyetje liberlaizimi vizave dhe të kthehet në pikën zero. Çdo vendim është i mundshëm në një vend ku vet Kryeminstyri i vendit deklaron se “edhe ashtu kjo kushtetutë duhet të shkilet” pra me këtë logjike qeverisëse merr fund shteti. Kjo mund të qoj në shurjen e institucioneve qëndrore dhe kthim të mbikqyrjes ndërkombëtare apo dhe administrim të drejtëpërdrejtë

Mbledhja e Komisionit për siguri dhe mbrojtje e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e thirru nga Kryetari i Komisionit, u mbajt pa pjesëmarrjen e deputetëve anëtarë, nga pozita qeverisëse. Nuk ka thirrje nga liderët e shtetit për Këshllin Sigurisë së Kosovës, për të analizuar situatën e sigurisë. Nuk ka as thirrje të seancës së jashtëzakonshme për Parlamentin dhe as kërkim mbështetje nga spektri politik në vend.

Ndërkohë Rusia që ndodhet në luftë humbëse, po i jep përkrahje Serbisë dhe ka atashuar trupat “Wagner” kra mijra mercenarësh që i paguan qeveria serbe , për ta bartur zjarrin e luftës në Veri, me synimin që të vije deri të një luftë në Evropë. Kjo është edhe interesi strategjik rus.

Sot, nga takimet e Kryeministrit me anëtarët e QUINT, po zbardhet edhe dilema se çfarë urdhra duhet të ketë marr Kryeministri në takimin me KOMKFOR.

Si pasojë, u urdhërua që të largohen Policia e Kosovës nga tri Komunat në Veri,sic deklaroi edhe Ambasadori amerikan dhe kjo do thotë defunksionalizim i institucioneve të Kosovës, si të “pa afta” për mbajtjen nën kontroll të situatës. Kjo do të thotë se në Veri shteti ka ra!

Shtrohet dilema nëse është pikërisht kjo, ajo që Albin Kurti e dëshiroj?!

Kjo përmbush parashikimin ogurzi se, situata e tensionuar në Veri, po krijohet me të vetmin qëllim: “krijim të rrethanave imponuese” për të arsyetuar pranimin dhe implementimin e “zajednices” që bazohet në “Statutin e Beogradit”.

Se dërgimi i Policisë në Veri, nuk është “zbatim i ligjshmërisë”, por siç ka deklaruar “për zbatimin e zotimeve të Ohrit”, në të cilën përkundër zotimit për mospërdorim force në proces, prap i tradhtoj patnerët ndërkombëtarë. Pra, krejt ky skenar po bëhet për ta “shpëtuar fytyrën”, me deklarimin se “në fund po detyrohem të veproj”!

Për ketë do të duhej që, nga i tërë spektri politik i Kosovës, shoqëria civile dhe qytetarët por edhe nga vet Ambasadori fuqiplotë i SHBA dhe përfaqësuesit e QUINT, të imponohet largimi i Presidentes dhe Kryeministrit, para se ata të vetëdorëhiqen, kur vetë situata s’do t’iu lerë më zgjidhje.

Duhen ndryshime në qeveri dhe besoj që kto ndryshime duhet të jenë obligim për të gjitha parititë opozitare, për ta shpëtuar shtetin nga falimentimi politk, si dhe miqësin me Ameriken, BE-ndhe NATO. Në të kundërten, Albin Kurti do humbë jo veç territor por kjo mund të ndikoj edhe në një numër të madh të anëtarësimeve tona në organizata botërore dhe europiane. Pra, tani për tani druaj po rrëshqasim në pozitën e Rusis, e cila po merr sanksione nga SHBA, fal Albin Kurtit.

Prandaj vlerësoj se kjo situatë imponon nevojën që Kosova të shkoj në “Qeveri Teknike, me bazë të gjërë”.

Ketë kisha paralajmëruar për Shtatorin e kaluar 2023, për ta shpëtuar situatën nga theqafja që po e fuste vendin dhe procesin politk, kjo strukturë qeverisëse.
Një Qeveri Teknike, do të mundësonte kthimin e situatës në normalitet dhe bashkërendimin e të gjitha forcave politike në mision dhe shërbim të ruajtjes së vlerave të shtetit që u arritën në bashkërendim mbështetës, me partnerët ndërkombëtarë me theks SHBA dhe përmbylljen e procesit politik, me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, reformën në drejtësi dhe sistemin zgjedhor, për të mundësuar zhvillimin e demokracisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës
Mos thirrja e një seance të jashtëzakonshme, e mos kërkimi i mbeshtetjes së spektrit politik, nga ana e Kryeministrit Kurti, tregon se veprimet në Veri mund ti ketë bërë, për të implemtuar marrëveshjet e dëmshme që ka bërë deri me tani për Kosovën.

Nëse ka plotësim edhe minimal të kërkesave të strukturave krminale dhe vandalëve në Veri, atëherë kjo dilemë imja e vazhdueshme dhe ky pohim imi do të dalë i vërtetë.

JU REKOMANDOJMË

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Prej 6 gushtit deri pas 5 tetorit – Kush e ka kohën dhe kujt i duhet marrëveshja?

Prej 6 gushtit deri pas 5 tetorit – Kush e ka kohën dhe kujt i duhet marrëveshja?
05/08/2026 - 23:55

Takimet e fundit mes LVV-së dhe LDK-së zgjatën disa orë. Marrëveshja, megjithatë, mund të thuhej se kishte dështuar para se delegacionet të hynin në sallë. LDK-ja erdhi me...

Më shumëDetails

Kosova dhe pa(fundi) i krizave

Baba i bashkimit kombëtar apo i asociacionit
03/08/2026 - 15:38

Shkruan Bekim Çollaku Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit 2026 e përcaktuan qartë renditjen e forcave politike, por nuk prodhuan një shumicë për qeverisje të njëanshme. Nga...

Më shumëDetails

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
01/08/2026 - 13:17

Shkruan: Baton Haxhiu Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK nuk është historia e një votimi të fituar. Është historia e një partie që edhe një herë zgjodhi ta...

Më shumëDetails

Col Mehmeti: Nuk është ‘Lule Gjeli’, është Sysoevi, Moska dhe Rusia

Col Mehmeti: Nuk është ‘Lule Gjeli’, është Sysoevi, Moska dhe Rusia
31/07/2026 - 09:44

Shkruan: Col Mehmeti E shpjeguar shkurt e shqip, gazetari rus Gennady Sysoev e sajoi një keqinterpretim mbi përmbajtjen e tekstit që pritej të lindte Marrëveshjen e Washingtonit. Atë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë