Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!

08/10/2026 - 10:14
në Lajme, Opinione
A A
Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan Bardhyl Mahmuti

Më 28 shtatorit 2026, 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën e përbashkët përmes së cilës shprehën qëndrimin e qartë se asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Në këtë mënyrë ata shprehën vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të vlerësuar aktgjykimin e 16 shtatorit si aktgjykim të padrejtë dhe hodhën poshtë si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët për realizimin e pavarësisë së Kosovës.

Në të njëjtën kohë, 99 deputetët që miratuan këtë deklaratë, kërkuan nga të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore, në kuadër të së cilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës së plotë historike mbi luftën e drejtë për liri dhe çlirim të Kosovës.

Është shumë e rëndësishme se përtej vështirësive që e karakterizuan miratimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe presidentes së Kosovës, sot jemi në një kontekst tepër të favorshëm që të bashkuar të përballojmë sfidat e ardhshme me të cilat do të ballafaqohen institucionet shtetërore të Kosovës.

Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan për arritjen e këtij konsensusi të domosdoshëm kombëtar dhe të ndalim hipotezat e arsyeve përse ky apo ai politika veproi kështu apo ashtu. Logjika e përçarjes është në funksion të strategjisë antishqiptare që dëshiron mbetjen e pengjeve politike në burgun e Hagës dhe shkatërrimin e ardhmërisë së shtetit të pavarur të Kosovës.

Prandaj këtyre njerëzve duhet t’u themi preras: MJAFTË ME PËRÇARJE!

VETËM TË BASHKUAR PËRBALLË RREZIQEVE MUND TË DALIM FITIMTARË!

JU REKOMANDOJMË

SHSKUK-ja jep tender 3.5 milionësh për furnizim me barna

Së shpejti gjatë vikendit nga 10 në 30 barnatore të hapura në Prishtinë
08/10/2026 - 10:07

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dhënë tender prej 3 milionë e  514 mijë e 280 euro e 37 centë, për t’u furnizuar me barna nga...

Më shumëDetails

Edita Tahiri kritikon VV-në: Flet mirë, por punët s’i ka askund

Tahiri: Albin Kurti e Edi Rama mbeten jashtë dyerëve të Washingtonit, keq i kemi punët si komb
08/10/2026 - 10:02

Edita Tahiri ka reaguar për zhvillimet politike në Kosovë, duke thënë se pas përfundimit të krizës dyvjeçare, vendi duhet të fokusohet në sfidat kryesore. Ajo ka veçuar drejtësinë...

Më shumëDetails

Hyseni: Zgjedhja e presidentes nuk ka shkelje kushtetuese

Hyseni: Zgjedhja e presidentes nuk ka shkelje kushtetuese
08/10/2026 - 09:55

Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë në RTK se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës nuk përbën shkelje kushtetuese. Duke komentuar procesin e zgjedhjes së...

Më shumëDetails

Gjenden kallashnikov e veshje ushtarake në një shtëpi ta pabanuar në Leposaviq

Gjenden kallashnikov e veshje ushtarake në një shtëpi ta pabanuar në Leposaviq
08/10/2026 - 09:45

Policia ka gjetur një kallashnikov dhe veshje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dren në Leposaviq të mërkurën. Policia ishte informuar për rastin e më pas...

Më shumëDetails

Diplomatja Harxhi: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra

Diplomatja Harxhi: Presidentja e Kosovës është me origjinë nga Shkodra
08/10/2026 - 09:40

Diplomatja Edit Harxhi ka folur të mërkurën në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës. Harxhi u ndal te...

Më shumëDetails

Rrustem Mustafa: UÇK-ja ruajti pastërtinë dhe besimin te fitorja

Rrustem Mustafa: UÇK-ja ruajti pastërtinë dhe besimin te fitorja
08/10/2026 - 09:29

Rrustem Mustafa ka shkruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe trashëgiminë e saj, duke vlerësuar organizimin dhe qëndrueshmërinë e saj gjatë luftës. Ai thekson se UÇK-ja ruajti,  pastërtinë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1087 Shpërndaje
    Shpërndaje 435 Tweet 272

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë