Inter dhe Manchester City do të përballen sot në finalen e Ligës së Kampionëve.
Të dy skuadrat tashmë kanë arritur në Stamboll aty ku në ora 21:00 zhvillohet finalja e madhe në stadiumin “Ataturk”.
Pritet të jetë një përballje e jashtëzakonshme, me të dy skuadrat që kërkojnë trofeun më të madh evropian për klube.
Sipas rrjetit ‘FiveThirtyEight’, Manchester City është favorit i madh me 75% të mundësive për ta fituar ndeshjen, kurse Interi ka 25%.














