Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Historia e pabesueshme e super-tifozes kineze me Leo Messin

15/06/2023 - 11:53
në Sport
A A
Historia e pabesueshme e super-tifozes kineze me Leo Messin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Super-tifozja kineze, Zhang Jiao, pasi e realizoi ëndrrën e saj për ta parë Lionel Messin duke e ngritur lart trofeun e Kupës së Botës, thotë se tash e tutje çdo ndeshje që do ta luajë ylli argjentinas do të jetë “e çmuar”.

Zhang udhëtoi nga Shanghai për në Pekin këtë javë për t’iu bashkuar turmës së tifozëve të Messit derisa kapiteni i Argjentinës erdhi në këtë qytet për ta zhvilluar ndeshjen miqësore me Australinë.

“Për fansat e Messit, ju duhet ta shijoni vërtet kohën e mbetur”, thotë fillimisht për “Reuters” tifozja Zhang, e cila është ende në kërkim të biletës për ndeshjen e sotme, përcjell “Gazeta Express”.

“Është vetëm një ndeshje miqësore, kështu që nuk ka shumë garë në të. Kështu që, përse do të duhej të vija në Pekin këtë radhë? Çdo mundësi për të ardhur këtu, ta shoh atë duke luajtur, është e vlefshme, e çmueshme, sepse ju e dini se ka mbetur edhe pak kohë (deri tek pensionimi)”.

Derisa ishte në universitet në Shanghai, ajo e kishte mundësinë ta shihte 35 vjeçarin në Botërorin e tij debutues në vitin 2006.

Ajo e përcolli me vëmendje karrierën e shtatë herë fituesit të Topit të Artë, me qindra ndeshje të tij në televizor duke u zgjuar në gjysmë të natës për ta parë atë derisa luante në Barcelonë e më pas në Paris Saint-Germain.

Zhang kishte udhëtuar edhe në Argjentinë për ta parë Messin duke luajtur, por edhe në tre Botërorët e tij të fundit.

Ajo e vizitoi manastirin e Tibetit vitin e kaluar para Kupës së Botës për t’u lutur që dëshira e tij më e madhe të bëhej realitet, që Argjentina të fitonte në Katar.

Dhe, ajo i shikoi shtatë ndeshjet e Messit në tribuna në Katar, përfshirë këtu edhe finalen ndaj Francës.

“Ndjenja ishte që më nuk kisha merake në jetën time.”

“Ishte definitivisht kulminacioni i jetës sime pas shumë vitesh, sepse nuk e realizova vetëm unë ëndrrën, por edhe Messi. Pra, e shijova këtë ëndërr të dyfishtë.”

Derisa po qëndron në barin artificial të vendosur për shumë tifozë kinezë me fanellat e Argjentinës, këtë moment të veçantë po e shijon edhe Zhang, përcjell “Gazeta Express”.

Përcjellja e ndeshjeve të Messit ia ka mundësuar asaj të udhëtojë përreth botës, të takojë njerëz, të bëjë miq, të ndajë eksperienca, ndërsa ndien se kjo e ka bërë person më pozitiv.

“Ndiej se Messi mund t’jua japë një lloj fuqie. Unë ndoshta e kam pasur një periudhë të mërzitshme, frustruese apo kohë të keqe në punë, por së paku këtë radhë së paku mund të ndihesh se ende ke diçka që e do”, vazhdoi Zhang, e cila punon në menaxhment të konsultimeve dhe në kompani të internetit.

Messi, 35 vjeç, po shkon drejt fundit të karrierës ndërsa së fundmi iu bashkua klubit amerikan, Inter Miami.

Zhang shpreson që ai të luajë sa më gjatë të jetë e mundur, edhe pse dyshon që ai do të jetë pjesë e Botërorit 2026.

“Një ditë ai do të pensionohet dhe unë vetëm mund të them se në atë ditë, unë do t’i kthehem kohës ngadalë për ta kujtuar karrierën e tij të gjatë, e cila më solli aq shumë lumturi, aq shumë momente të lumtura. Do t’i jem mirënjohëse dhe falënderuese atij”, përfundoi super-tifozja kineze Zhang Jiao. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë