Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Tërheqja taktike” e Njësisë Speciale të Policisë, reportazhi i Veriu.info sjell detaje ekskluzive nga postblloku në dalje të Leposaviqit (VIDEO)

19/06/2023 - 14:46
në Pa kategori
A A
“Tërheqja taktike” e Njësisë Speciale të Policisë, reportazhi i Veriu.info sjell detaje ekskluzive nga postblloku në dalje të Leposaviqit (VIDEO)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka kohë që rruga magjistrale që lidh Mitrovicën me Leposaviqin, dhe që vazhdon deri në pikën kufitare në Jarinje, është kontrolluar nga disa postblloqe policore, saktësisht të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Postblloku më i madh i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës është i vendosur në dalje të Leposaviqit, jo shumë larg pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje.

Ekipi i Gazetës Online Veriu.info ka vizituar sot këtë pjesë, deri në Jarinje, pas raportimeve se KFOR ka ndaluar Njësinë Speciale të hyjë nē komunën e Leposaviqit.

Kur u afruam afër postbllokut policor në dalje të Leposaviqit, si zakonisht ngadalësuam shpejtësinë, pasi ishim mësuar që nëse jo të ndaleshim, së paku të ishin policët fizikisht në rrugë ku kontrollonin shumë vetura që kalonin andej pari.

Por për çudinë tonë, policia ishte tërhequr tërësisht nga rruga, dhe nuk shiheshin fare në rrugë, por vetëm veturat e tyre shiheshin pas blloqebe prej betoni ku është vendosur pika tash e një kohë.

A nënkupton kjo që Policia e Kosovës ka marrë urdhër që të stopojë kontrollet e veturave?

Sot u raportua në media se KFOR-i ka ndaluar Njësinë Speciale për pak kohë dhe më pas e ka lejuar të shkojë tek komuna e Leposaviqit.

Duket një korelacion interesant mes këtyre dy situatave, pasi ndalesa e KFOR-it ka bërë që policia së paku gjatë kohës që ne qëndruam në atë pjesë, të mos i bëj kontrollet rutinore të kontrollave.

Në komunikim jozyrtar me policët e kontrollit rrugor në atë pjesë, na u tha se kjo gjë po ndodh pasi është kërkuar që ekipet e policisë të vendosen në pjesë tjera të veriut.

Nga pamjet e siguruar nga ekipi i Veriu.info veturat e Policisë shihen në postbllokun e vendosur në dalje të Leposaviqit, por si zakonisht sot nuk dukeshin fare në rrugën kryesore për kontrollë.

A po shkon Kosova drejt tërheqjes së Njësive Speciale nga veriu i vendit?

Kjo mbetet të shihet, por duket se është opsion i mundur pasi edhe vet kryeministri Kurti sot u deklarua se do të ndodh reduktim gradual i policisë në komunat në veri.

Pamje:

JU REKOMANDOJMË

Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Lajme

Bedri Hamza u bën thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni për stabilitetin, bashkimin dhe të ardhmen e Kosovës (VIDEO)

25/12/2025 - 16:26
Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
Pa kategori

Behrami i reagon Kurtit: Ne i sollëm 118 njohje, ti nuk ke asnjë meritë në katër njohjet e fundit

23/12/2025 - 14:40
Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program
Pa kategori

Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program

23/12/2025 - 13:41
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
Kryesore

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

23/12/2025 - 13:15
Rrezarta Krasniqi: Energji pozitive dhe mobilizim i lartë i LDK-së në Pestovë për 28 dhjetorin
Lajme

Rrezarta Krasniqi: Energji pozitive dhe mobilizim i lartë i LDK-së në Pestovë për 28 dhjetorin

21/12/2025 - 19:27
Dj i famshëm në shoqërinë e Faton Shoshit
Pa kategori

Dj i famshëm në shoqërinë e Faton Shoshit

21/12/2025 - 17:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë