Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rekordet e pabesueshme dhe të paarritshme të gjeniut të futbollit, Leo Messi

22/06/2023 - 16:55
në Sport
A A
Postimi i PSG ‘trazon’ gjithçka në lidhje me të ardhmen e Messit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lionel Messi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e futbollit.

Ylli argjentinas nga shumëkush konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori, duke i lënë prapa legjendat Pelle e Maradona.

35 vjeçari e kishte një rrugëtim të vështirë të karrierës me probleme fizike kur ishte fëmijë, të cilat lehtë mund ta linin pa u marrë me futboll, shkruan “Gazeta Express”.

Por, Messi e mblodhi forcën dhe eci përpara me punë, derisa talentin e kishte tashmë në xhep.

Në gati 20 vjet karrierë, argjentinasi ka fituar gjithçka të mundshme në karrierë.

Ndërkohë, ai ka vendosur edhe rekorde të pabesueshme dhe të paimagjinueshme.

T’i përmendim ato një nga një.

Siç dihet, pjesën më të madhe të karrierës, Messi e kaloi në Barcelonë, aty ku u bë idhull për tifozët.

Pa diskutim, në Camp Nou ai i vendosi disa rekorde, të cilat me gjasë janë të paarritshme.

Messi ka shënuar qindra gol në karrierë, por viti 2012 ishte special për të.

Në atë kohë 25 vjeçar, futbollisti nga Rosario e Argjentinës i kishte realizuar plot 91 gola brenda një viti kalendarik.

Imagjinojeni, 91 gola, një shifër që shumë futbollistë nuk arrijnë ta kapin gjatë krejt karrierës.

Me këtë rast, Messi e theu rekordin e legjendës gjermane, Gerd Muller me 85 gola brenda një viti kalendarik, të vendosur 40 vjet më herët.

Po ashtu, në atë sezon, kampioni i botës e kishte regjistruar edhe një rekord të jashtëzakonshëm në kampionatin spanjoll.

Messi i kishte shënuar plot 50 gola në 37 ndeshje të zhvilluara në sezonin 2011/12 në La Liga. Kjo shifër duket vërtetë e frikshme…

Gjithashtu, Messi njihet edhe për asistime, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi argjentinas e mban rekordin edhe në këtë aspekt.

Leo i ka shërbyer bashkëlojtarët në shënimin e golave plot 192 herë në La Liga, një rekord absolut.

Se Messi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Spanjë, e tregon edhe një fakt tjetër.

Argjentinasi në fakt i ka shënuar 474 gola në La Liga, një tjetër rekord i hatashëm ky, që është vështirë të imagjinohet se mund të thyhet.

Messi e ka fituar më së shumti në histori trofeun e Këpucës së Artë, si golashënuesi më i mirë në Evropë.

Ai e ka fituar gjashtë herë këtë çmim duke e lënë prapa Cristiano Ronaldon, i cili e ka fituar katër herë Këpucën e Artë.

Messi e mban rekordin edhe për më së shumti “Pichichi” të fituar, që i bie golashënuesi më i mirë në La Liga.

Veterani i sulmit e ka fituar këtë çmim prestigjioz plot tetë herë.

Ndër të tjera, Messi e ka bërë historinë edhe me Argjentinën.

Ai e mban rekordin për më së shumti kontribute në gola në Kampionate Botërore.

Messi ka kontribuuar në plot 21 gola të “Albiceleste”, me të cilët më në fund e fitoi Kupën e Botës, duke u kompletuar si futbollist.

E futbollisti i deridjeshëm i Paris Saint-Germainit e ka fituar më së shumti edhe çmimin më prestigjioz individual – Topin e Artë.

Gjeniu i futbollit është në pronësi të 7 Topave të Artë, një rekord ky që mund të thyhet vetëm nga Messi.

Po pra, e keni lexuar mirë, shkruan “Gazeta Express”.

E themi këtë pasi argjentinasi është favorit për ta fituar sivjet Topin e Artë numër 8 në karrierë.

Në total, Messi i ka zhvilluar 1028 ndeshje në karrierë, ndërsa i ka shënuar 807 gola.

Ai i ka realizuar 672 gola me Barcelonën, 32 me Paris Saint-Germainin dhe 103 me Kombëtaren e Argjentinës.

Messi u nda së fundmi me klubin francez dhe të gjithë e prisnin dhe e dëshironin një rikthim të tij në Barcelonë.

Por, 35 vjeçari i befasoi të gjithë duke e zgjedhur klubin amerikan, Inter Miami, për vitet e fundit të karrierës, ndonëse kishte oferta stratosferike nga Arabia Saudite.

Pasi i arriti të gjitha, Messi vendosi të luajë në një ligë të nivelit më të ulët, ku mund të luajë i qetë, pa presion dhe pa i dhënë shumë zor, në perëndim të një karriere përrallore.

Me të vërtetë, jemi me fat që e kemi shijuar epokën e fenomenit të futbollit dhe të jashtëtokësorit, Leo Messi. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Kapiteni i Algjerisë: Ishte e vështirë, luajtëm ndaj lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave

Kapiteni i Algjerisë: Ishte e vështirë, luajtëm ndaj lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave
17/06/2026 - 11:10

Kapiteni i ekipit kombëtar të Algjerisë, Aissa Mandi, ka komentuar humbjen 3-0 të ekipit të tij kundër Argjentinës në raundin hapës të Kupës së Botës 2026, duke theksuar...

Më shumëDetails

‘Absolutisht e pabesueshme’: Wayne Rooney parashikon se Kylian Mbappe do të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës

‘Absolutisht e pabesueshme’: Wayne Rooney parashikon se Kylian Mbappe do të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kupën e Botës
17/06/2026 - 11:03

Ish-sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney, ka shprehur admirimin e tij të madh për sulmuesin e Francës, Kylian Mbappe, i cili tani ka shënuar 14 gola në 15 paraqitje...

Më shumëDetails

Lionel Messi i jashtëzakonshëm, këto janë tri golat që ia shënoi Algjerisë

Lionel Messi i jashtëzakonshëm, këto janë tri golat që ia shënoi Algjerisë
17/06/2026 - 08:17

Lionel Messi dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke realizuar hat-trick në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Algjerisë...

Më shumëDetails

Super finalizim nga Barcola, Franca dyfishon shifrat ndaj Senegalit

Super finalizim nga Barcola, Franca dyfishon shifrat ndaj Senegalit
16/06/2026 - 22:52

Franca e ka dyfishuar avantazhin ndaj Senegalit.Barcola ka realizuar në minutën e 82-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 2 me 0 në ndeshjen që po zhvillohet në...

Më shumëDetails

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Senegali më i rrezikshëm, Franca në ‘gjumë’

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Senegali më i rrezikshëm, Franca në ‘gjumë’
16/06/2026 - 22:18

Pjesa e parë e ndeshjes mes Francës dhe Senegalit është mbyllur me rezultatin 0:0. Pavarësisht rolit të favoritit, Franca zhgënjeu në 45 minutat e para, duke mos krijuar...

Më shumëDetails

Franca – Senegali, formacionet zyrtare

Franca – Senegali, formacionet zyrtare
16/06/2026 - 20:35

Sonte në orën 21:00 do të luhet një prej ndeshjeve më të interesante të grupeve të Botërorit, pasi Franca nënkampione do të përballet me Senegalin. ‘Gjelat’ janë favoritë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    680 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    329 Shpërndaje
    Shpërndaje 132 Tweet 82
  • Briki “çmend” publikun, i vërehen të brendshmet (Video +16)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë