Real Madridi dhe Kylian Mbappe mund të bashkohen më në fund.
E ardhmja e yllit francez vazhdon të jetë temë diskutimi në çdo merkato.
Edhe këtë verë Mbappe vazhdon të jetë i lidhur me një transferim në ‘Santiago Bernabeu’.
23 vjeçari ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Paris Saint Germain, andaj opsioni i vetëm i gjigantit francez është shitja e tij.
Sipas raportimit të fundit të ‘Foot Mercato’ Real Madridi janë gati të paguajnë paratë për të nënshkruar me Mbappe.
PSG kërkon afro 180 – 200 milionë për ta lënë të lirë lojtarin.
Mbetet të shihet nëse më në fund do mbyllet kjo lëvizje e Mbappes në ‘Santiago Bernabeu’.