Marcel Sabitzer do të vazhdojë karrierën te Borussia Dortmundi.
Gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, ka njoftuar se klubi nga Dortmundi ka arritur marrëveshje me Bayern Munichin për transferimin e tij, transmeton Gazeta Express.
“Verdhezinjve” thuhet se do t’i kushtojë 19 milionë euro transferimi i Sabitzerit, përfshirë edhe bonuset.
29-vjeçari me Borussia Dortmundin pritet të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Marrëveshja besohet se do të finalizohet në 48 orët e ardhshme.