Sot po zhvillohet eventi i boksit në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku Robin Haxhi Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi luftojnë për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda në meçin kryesor të mbrëmjes.
Diell Vranovci e nisi eventin e sotëm me fitore ndaj turkut, Burak Akkus me vendim unanim të gjyqtarëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas Vranovcit, në ring u ngjit boksieri tjetër shqiptar, Valon Ahmeti i cili poashtu kundërshtarin e kishte turk, Rojhat Osmanoglu.
Ahmeti fitoi meçin pas katër raundeve me vendim të gjyqtarëve.