Arsenali e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan 2:1 ndaj Nottingham Forest në xhiron e parë në elitën e futbollit anglez.
Të dy golat e vendasve ishin mjaft të bukur, të cilët u shënuan në pjesën e parë të takimit, shkruan Gazeta Express.
Nketiah kaloi vendasit në epërsi në minutën e 26-të të ndeshjes, pas një asisti të bukur nga Gabriel Martinelli.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Bukayo Saka realizoi një gol fantastik nga distanca për 2:0.
Mysafirët arritën të shënonin golin e ngushtimit të epërsisë nëpërmjet Awoniyi në minutën e 83-të, por nuk ia dolën të bënin diçka më shumë.
Me këtë fitore, Arenali i bashkohet Manchester Cityt në krye të tabelës me nga tri pikë.
Në anën tjetër, Nottingham Forest do të kërkojë pikët e para në ndeshjen e radhës.