Liverpool sot u kualifikua në çerek finale të Uefa Champions League pavarësisht humbjes nga Inter me rezultat 0-1, sepse në ndeshjen e parë në ‘Giuseppe Meazza’ arriti të triumfonte me rezultat 0-2.
Pasi siguruan sot çerek finalen ‘The Reds’ nën drejtimin e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp tani kanë arritur që të marrin pjesë në katër çerek finale të Ligës së Kampionëve.
Por më mirë se trajneri gjerman kishte bërë vetëm ish trajneri legjendar i Liverpool, Bob Paisley i cili kishte arritur që të siguronte pesë çerek finale të kompeticionit.
Nën drejtimin e Klopp, Liverpool ka siguruar çerek finalet në sezonet 2017-18, 2018-19, 2020-21, 2021-22, vetëm në sezonin 2019-20 ishte eliminuar nga Atletico Madrid në raundin e 16’të.











