Përmes kanaleve të saj zyrtare, UEFA e ka zbuluar listën e kandidatëve për çmimin “Trajneri i Vitit për sezonin 2022/23”.
Tre kandidatët për ta fituar këtë çmim janë: Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spallett.
Pep Guardiola i fitoi tre trofe në edicionin e fundit, Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup, ndërsa së fundmi e fitoi edhe Superkupën e Evropës, edhe Inzaghi është një tjetër kandidat pasi e çoi Interin në finale të Ligës së Kampionëve.
Kurse, kandidati i tretë Luciano Spalletti, i cili e bëri mrekullinë me Napolin duke e fituar Scudetton.