Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shakohoxha: Ballkani është skuadra më e mirë shqiptare, Daja trajneri më i mirë në historinë e futbollit shqiptar

26/08/2023 - 11:08
në Sport
A A
Shakohoxha: Ballkani është skuadra më e mirë shqiptare, Daja trajneri më i mirë në historinë e futbollit shqiptar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Skuadra e Ballkanit ka shkëlqyer në ndeshjen e parë ndaj BATE Borisov në Conference League.Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat 4 me 1 dhe bëri një hap të madh drejt kualifikimit në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Të drejtuarit e Ilir Dajës ishin fantastikë në çdo aspekt të lojës, madje duke përmbysur në mënyrë të mrekullueshme rezultatin.Gazetari i njohur nga Shqipëria, Dritan Shakohoxha tha për ‘GazetaBlic Sport’ se historia e Ballkanit është realisht historia më e bukur e futbollit të shqiptarisë, me një skuadër që është ndërtuar në saje të një projekti shumë serioz dhe solid.

“Historia e Ballkanit është realisht historia më e bukur e futbollit të shqiptarisë. Po flasim për një skuadër që nuk ka histori, pra i mungon rivaliteti me skuadrat historike të futbollit të Kosovës, në atë mënyrë që edhe një tifoz i Prishtinës, Gjilanit apo Dritës mund të jetë krenar me të. Kjo është një histori e krijuar nga presidenti Arsim Kabashi, të cilin e kam takuar vite më parë dhe nuk e mendoja se do të ishte kaq i suksesshëm në projektin e tij”.

“Është një skuadër e mrekullueshme dhe e ndërtuar në baza shumë solide që në startin e tij. Suksesin e sotëm të Ballkanit, apo edhe atë të djeshmin, unë e kam dëgjuar 4 apo 5 vite më parë nga presidenti Kabashi. Gjithsesi atëherë dukej pak e vështirë, për mua e pamundur, po realisht doli të ishte një histori suksesi“, tha fillimisht Shakohoxha.

Tutje, ai tha fjalë të mëdha për trajnerin Ilir Daja, i cili sipas tij ka merita të jashtëzakonshme në suksesin e arritur nga skuadra e Ballkanit.
“Suksesin, historinë dhe atë që bën Ballkani do ta lidhja padyshim me emrin e trajnerit Ilir Daja. Në Shqipëri ishte ai që pati suksesin e parë të vërtetë me skuadrën e Skënderbeut, gjë të cilën në fillim e menduam se ishte rastësi. Pastaj, edhe njëherë menduam se ishte rastësi kur pati suksese me Ballkanin, por tani nuk është më rastësi, është realitet. Skuadra e Ballkanit është skuadra më e fortë shqiptare dhe skuadra që po i bën krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ashtu si Skënderbeu që bëri tifozë gjithë shqiptarët, po kështu besoj që tani Ballkani ka tifozët edhe në Korçë, edhe në Prishtinë, Gostivar, Preshevë, në Gjermani dhe kudo ku ka shqiptarë“, vazhdoi ai.

Krejt në fund, Shakohoxha tha se shpreson që një ditë Daja të jetë në krye të përfaqësueses së Kosovës, kurse e vlerësoi atë si trajnerin më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave.“Meritë të jashtëzakonshme për sukseset e mëdha të Ballkanit pra ka trajneri Daja, i cili për mendimin tim ka shkruar emrin me shkronja të arta në futbollin e shqiptarisë. Besoj që është trajneri më i madh i të gjitha kohërave në futbollin e shqiptarisë, mendoj se është fat për skuadrën që ai është në krye të saj. Ajo që shpresoj është që Kosova t’i besojë drejtimin e ekipit përfaqësues trajnerit Daja, sepse është njeriu që me fakte, me punë, me trofe, me suksese, pa shumë zhurmë, pa bërtitur në studio televizive, pa u vetëreklamuar, është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit shqiptar, si në Kosovë, si në Maqedoni të Veriut ashtu edhe në Shqipëri. Nuk ka pasur kurrë një të tillë”, përfundoi Shakohoxha.

JU REKOMANDOJMË

Ky është ekipi që po interesohet për transferimin e Zhegrovës

Edon Zhegrova paraqitet në konferencë për media si lojtari i Juventusit: Karakteristikat e luanit më përfaqësojnë vërtet!
16/06/2026 - 10:53

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se disa klube nga Turqia kanë shfaqur interes për sulmuesin e Juventusit dhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, i cili mund të...

Më shumëDetails

Lojtarët e Gjermanisë dhe Curaçaos e bënë një veprim të veçantë, që u bë viral

Lojtarët e Gjermanisë dhe Curaçaos e bënë një veprim të veçantë, që u bë viral
16/06/2026 - 10:52

Ndërsa futbolli ka qenë në qendër të vëmendjes deri tani në Kupën e Botës FIFA 2026, një moment prekës pas ndeshjes mes Gjermanisë dhe Curaçaos tërhoqi vëmendjen e...

Më shumëDetails

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin
16/06/2026 - 10:51

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA. Skuadra nga Suhareka është dënuar me një gjobë të...

Më shumëDetails

Spanja nuk arrin që të fitojë kundër Kepit të Gjelbër

Spanja nuk arrin që të fitojë kundër Kepit të Gjelbër
15/06/2026 - 21:04

Kombëtarja e Kepit të Gjelbër ka shkaktuar një nga befasitë e para të Kampionatit Botëror, duke barazuar 0:0 me Spanjën në ndeshjen e parë të Grupit H. Pavarësisht...

Më shumëDetails

Befasi në Kupën e Botës: Kjo kombëtare shkarkon trajnerin pas rezultatit zhgënjyes

Befasi në Kupën e Botës: Kjo kombëtare shkarkon trajnerin pas rezultatit zhgënjyes
15/06/2026 - 16:39

Përzgjedhësi i Tunizisë, Sabri Lamouchi, raportohet se është shkarkuar vetëm pak orë pas humbjes së rëndë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026....

Më shumëDetails

Lamine Yamal nuk pritet të luaj sonte ndaj Kepit të Gjelbër, de La Fuente e kursen yllin

Lamine Yamal nuk pritet të luaj sonte ndaj Kepit të Gjelbër, de La Fuente e kursen yllin
15/06/2026 - 15:47

Dy nga kombëtaret që konsiderohen ndër favoritët kryesorë për triumfin në Kupën e Botës, Spanja dhe Belgjika, do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të para në turne, me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • 69 makineri për 10 punëtorë: Dyshime se tenderi 3 milionësh i Komunës së Mitrovicës është kurdisur për Dios Bes dhe Eurokos Holding

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Narkotikun si e merr?” – Dejona Mihaili aludon se Përparim Rama drogohet dhe ka përfunduar në Emergjencë për pasojë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    648 Shpërndaje
    Shpërndaje 259 Tweet 162
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    315 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë