Futbolli tajlandez është rikthyer në arenë boksi
Në fakt, futbollisti tajlandez Aitsaret Noichaiboon e ka sulmuar brutalisht kundërshtarin e tij, Supasan Ruangsuphanimit në ndeshjen ndërmjet Bangkok FC dhe North Bangkok University FC.
Në fakt, futbollisti Supasan ia futi ndërkëmbëzën kundërshtarit derisa topi po dilte jashtë vijës së fushës.
E Aitsaret u revoltua me veprimin e kundërshtarin dhe i shkoi dhe e sulmoi fizikisht, duke e sulmuar me bërryl në fytyrë, me ç’rast kundërshtari ra në tokë.
Atij madje i janë dashur 24 qepje pas goditjes që ia dha lojtari i Bangkok FC.
E ky klub ka vendosur ta përjashtojë përfundimisht futbollistin e tij pas sulmit fizik që ia bëri lojtarit Ruangsyphanimit.
Aitsaret, i cili ishte futur në lojë si zëvendësues, u përjashtua ndërkohë menjëherë nga loja në minutat shtesë të saj në ligën e tretë të Tajlandës derisa ekipi i tij po humbiste 0:3.












