Shqipëria do të ballafaqohet sonte me Poloninë në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nga ora 20:45.
Interesimi për t’a shikuar ndeshjen nga afër ka qenë shumë i lartë dhe sonte stadiumi pritet të jetë i stërmbushur nga tifozët shqiptar.
Federata e Futbollit e Shqipërisë, ka njoftuar se 22 mijë bileta janë shitur dhe sonte pritet që të jenë të gjithë të jenë pranishëm në përkrahjen e Kombëtares.
Kombëtarja shqiptare aktualisht ndodhet në vendin e dytë në Grupin E, me shtatë pikë të grumbulluara, me një pikë më pak është Polonia në vendin e tretë.