Arabia Saudite humbi ndaj Kosta Rikës (1-3) dhe Koresë së Jugut (0-1) në dy ndeshjet e fundit
Roberto Mancini, i shpallur më 27 gusht si trajneri i ri i Arabisë Saudite, sigurisht që nuk pati debutimin që synonte.
Të mposhtur nga Kosta Rika, lojtarët dhe trajneri u penguan të flisnin në fund të lojës; fishkëllima dhe shumë polemika.
Sipas Gazzetta dello Sport , ardhja e Mancinit nuk i ka bindur ende sauditët, me trajnerin tashmë nën presion pasi Arabia Saudite është rreth dy muaj larg fillimit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Duhet theksuar se para se të nisin kualifikimet për edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës, Arabia Saudite do të luajë dy miqësore në Portugali, kundër Nigerisë dhe Malit, gjatë pushimit të tetorit.