Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kualifikueset e Evropianit 2025/ Trajneri Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21 për sfidat ndaj Finlandës e Malit të Zi

04/10/2023 - 12:55
në Sport
A A
Kualifikueset e Evropianit 2025/ Trajneri Bushi zbardh listën e Kombëtares U-21 për sfidat ndaj Finlandës e Malit të Zi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B ), mesfushorin Eniss Shabani nga skuadra gjermane Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II).

Pjesë e listës është edhe Tim Civeja, i cili ka luajtur vetëm në miqësoren me Bullgarinë U-21.

Kombëtarja U-21 luan më 13 tetor duelin e tretë në grupin E ndaj Finlandës (ora 17:00, Veritas Stadion, Turku), ndërsa më 17 tetor do të presë Malin e Zi me takimin që luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, duke filluar nga ora 14:30.

Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e parë pas dy fitoreve ndaj Armenisë U-21 dhe Rumanisë U-21.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të grumbullohet me datë 8 tetor në Durrës dhe me datë 11 tetor do të udhëtojë drejt Finlandës, aty ku më datë 13 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare.

Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri më datë 14 për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi, më datë 17 tetor.

Trajneri Bushi ka në dispozicion një grup interesant me lojtarë të talentuar, të cilët treguan një formë të mirë në dy fitoret e arritura në ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2025 për 21-vjecarët.

Objektivi kryesor i kuqezinjve është kualifikimi për herë të parë në finalet e një Europiani për këtë grup-moshë.

Sakaq, trajneri Alban Bushi do të jetë nesër prej orës 11:00 para gazetarëve në sallën e konferencave në “Air Albania”, ku do të flasë për zgjedhjet e listës dhe dy ndeshjet e radhës kualifikuese.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 24 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21 për dy sfidat kualifikuese ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunimet më të mira dhe më të dobëta për fanellat gjatë Botërorit 2026

Bashkëpunimet më të mira dhe më të dobëta për fanellat gjatë Botërorit 2026
15/06/2026 - 11:49

Me afrimin e Kupës së Botës 2026, markat më të njohura të modës dhe sportit po nxjerrin koleksione ekskluzive, fanella të veçanta dhe bashkëpunime kreative me kombëtaret pjesëmarrëse....

Më shumëDetails

Granit Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni atë që kërkon trajneri

Granit Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni atë që kërkon trajneri
14/06/2026 - 18:14

Granit Xhaka ka vazhduar kritikat e tij pas barazimit zhgënjyes 1-1 të Zvicrës ndaj Katarit në Kupën e Botës, duke lënë të kuptohet se disa nga bashkëlojtarët e...

Më shumëDetails

Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë, Brazili do të përmirësohet

Ancelotti synon të bëhet selektori i parë i huaj që e fiton Botërorin
14/06/2026 - 15:56

Një Carlo Ancelotti i pazakontë, dukshëm i irrituar, u ndal para kamerave menjëherë pas përfundimit të ndeshjes debutuese të Brazilit në Botëror (ku duket se kanë ngecur në...

Më shumëDetails

Maroku shkruan historinë në Botëror, e gjithë 11-shja ndaj Brazilit kanë lindur jashtë vendit

Maroku shkruan historinë në Botëror, e gjithë 11-shja ndaj Brazilit kanë lindur jashtë vendit
14/06/2026 - 12:11

Maroku mori një pikë të artë mbrëmë ndaj Brazilit. 1-1 ishte rezultati në “MetLife Stadium”, me të dyja skuadrat që treguan veten si skuadra pretendente për këtë titull....

Më shumëDetails

Turqia e nis keq Botërorin, mposhtet nga Australia

Turqia e nis keq Botërorin, mposhtet nga Australia
14/06/2026 - 12:10

Turqia ka pësuar humbje nga Australia në ndeshjen e parë të Grupit D në Kupën e Botës në futboll që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Australianët,...

Më shumëDetails

Skandal në Kupën e Botës – yjet e Turqisë kapen duke pirë duhan

Skandal në Kupën e Botës – yjet e Turqisë kapen duke pirë duhan
13/06/2026 - 22:59

Përgatitjet e kombëtares së Turqisë për Kupën e Botës janë shoqëruar me debat të gjerë në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje që ka shkaktuar reagime të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    620 Shpërndaje
    Shpërndaje 248 Tweet 155

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë