Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndodh në Kosovë, shkarkohet trajneri edhe pas rezultateve pozitive!

09/10/2023 - 16:44
në Sport
A A
Ndodh në Kosovë, shkarkohet trajneri edhe pas rezultateve pozitive!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova është vend i vakive dhe kjo bindje forcohet çdo ditë me ndodhitë që i shohim dhe i dëgjojmë këtu.

Klubi i futbollit Suhareka e ka shkarkuar çuditërisht trajnerin i cili po e shpinte me hapa të sigurt drejt Superligës së Kosovës.

Granit Begollit iu kumtua vendimi i befasishëm dhe i papritur për shkarkimin e tij, vetëm një ditë pas fitores së thellë të suharekasve ndaj ekipit Rilindja 1974 me rezultat 4:1, shkruan “Gazeta Express”.

Nën drejtimin e njërit prej trajnerëve më perspektivë që i ka momentalisht Kosova, FC Suhareka e sheh veten në vendin e dytë në Ligën e Parë, Grupi A, me mundësi të mëdha për ta bërë një vend në ligën elitare nga edicioni i ardhshëm.

Mirëpo, edhe pse klubi i sapoformuar që ende nuk ka marrë formë dhe që ka kryesi dhe gjithçka të re, prej zeros, ishte brenda objektivave, e mori vendimin për ta ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Begolli.

FC Suhareka u fuzionua dia muaj më parë me klubin nga Prizreni, FC A&N, duke bërë përforcime gjatë verës dhe duke e angazhuar trajnerin Granit Begolli, i cili vinte nga një sukses i jashtëzakonshëm që e kishte arritur me Feronikelin, të cilin, përkundër vështirësive të ndryshme gjatë rrugës, e kishte inkuadruar në Superligë në sezonin që shkoi.

Por, edhe pse bëri punë të mirë dhe profesionale në Suharekë, duke i regjistruar 5 fitore nga tetë ndeshje të zhvilluara, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të.

Begolli kishte eksperienca pozitive edhe tek Liria dhe te Vëllaznimi, ndërsa futbollin e ka më shumë pasion se që mundohet të ketë përfitime prej tij, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, Begolli nuk pritet të qëndrojë gjatë pa klub dhe shumë shpejt mund ta shohim duke e marrë drejtimin e një ekipi të ri.

Trajneri i ri ka oferta dhe kishte edhe sa ishte pjesë e Suharekës, ndërsa klubet e interesuara për të e prisnin ndarjen me Suharekën për ta angazhuar atë.

JU REKOMANDOJMË

Interesime të shumta për Granit Xhakën, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë
Sport

Interesime të shumta për Granit Xhakën, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë

18/07/2025 - 14:45
Vinicius pritet të mbajë një festë të madhe për ditëlindje, dalin detaje
Sport

Vinicius pritet të mbajë një festë të madhe për ditëlindje, dalin detaje

18/07/2025 - 14:40
Malisheva turpërohet në Evropë, i pranoi 9 gola nga Vikinguri
Sport

Malisheva turpërohet në Evropë, i pranoi 9 gola nga Vikinguri

18/07/2025 - 13:52
Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh
Sport

Arabia Saudite i ofron Viniciusit kontratë marramendëse prej 1 miliard eurosh

18/07/2025 - 11:41
Unitedi e rrit ofertën për Mbeumo në mbi 80 milionë
Sport

Unitedi e rrit ofertën për Mbeumo në mbi 80 milionë

17/07/2025 - 18:10
Yamal pasi mori numrin 10: Tani është radha ime
Sport

Yamal pasi mori numrin 10: Tani është radha ime

17/07/2025 - 18:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Korrupsioni mundësoi ngritjen e fabrikës “Ciao Berto”- Tre zyrtarë para gjyqit për favore ndaj biznesmenit Blerim Krasniqi

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë