Klubi i futbollit Malisheva e ka zyrtarizuar dorëheqjen e trajnerit të deritashëm, Senad Alirifa.
Rezultatet jo të kënaqshme dhe humbje me përmbysje nga Dukagjini, bënë që trajneri i deritashëm të largohet nga ekipi i Superligës së futbollit.
Ai është ndier përgjegjës për këtë situatë dhe e ka sakrifikuar veten.
Malisheva ka njoftuar se përkohësisht ekipin në dorë do ta marrë ndihmësi i deritashëm i Alirifës, Qëndrim Kida, ndërsa e kanë falënderuar trajnerin e deritashëm për kontributin.
Malisheva aktualisht është e pesta në tabelë me 12 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 4 fitore e 6 humbje.