Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bota e futbollit me sytë nga El Clasico, Reali sfidon Barçën

28/10/2023 - 08:22
në Sport
A A
Bota e futbollit me sytë nga El Clasico, Reali sfidon Barçën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Spanjë afron momenti i El Clasicos, sfidës legjendare mes dy botëve, asaj blaugrana të Barcelonës dhe Los Blancos të Realit të Madridit, dy botë që nuk përputhen kurrë.

Pak ndeshje të futbollit në botë mund të kenë sharmin e saj dhe ambiciet maksimale në klasifikim të të dyja skuadrave, që përtej rivalitetit historik i bëjnë 90 minutat e stadiumit “Olimpik Lluis Companys” akoma më entuziazmuese.

Reali i Madridit dhe Barcelona, pasi i arkivuan fitoret përkatëse në Champions janë përqendruar te kjo sfidë, ndër më të rëndësishmet e gjithë sezonit, e cila mund të vendosë dhe ecurinë e kampionatit.

Xavi duhet të bëjë llogaritë me disa lojtarë të dëmtuar apo në dyshim, që nuk ishin në përballjen me Bilbaon, duke nisur nga Robert Lewandowski që në sfidën basket ishte në tribunë ku pa ta zgjidhte ndeshjen 16-vjeçari Marc Guiu.

Gjithsesi polaku, ashtu si dhe De Jong kanë zhvilluar vetëm seancën e fundit stërvitore me grupin dhe bashkë me emra të tjerë si Pedri, Raphina, Kounde dhe Sergi Roberto mund t’ju lënë hapësirë të tjerëve.

Ky do të jetë El Clasico i parë për Jude Bellingham, investimi më i rëndësishëm i Realit të Madridit në verën e fundit, dhe protagonist absolut me një fillim sezoni prej superylli. Do t’i takojë anglezit bashkë me Vinicus dhe Rodrygo të tentojnë të vënë firmën në përballjen më të pritur të vitit në Spanjë.

Ancelotti ka ndonjë problem në mbrojtje me mungesën e Militaos ndërsa pavarësisht rikuperimit David Alaba nuk është në gjendjen më të mirë.
Barcelona – Real Madrid është një sfidë që pasionon miliona tifozë anembanë botës dhe që mund ta ndiqni drejtpërdrejt nëse jeni të abonuar në SuperSport/Digitalb, ku mund të përfitoni nga ofertat e shkëlqyera në këtë fund tetori.

Barcelona dhe Reali i Madridit janë dy prej skuadrave më të mëdha jo vetëm në Spanjë por dhe në gjithë Europën, ato janë përballur plot 252 herë në të gjitha kompeticionet, me bilancin që thotë 99 fitore për Barcelonën, 52 barazime dhe 101 fitore për Realin e Madridit.

JU REKOMANDOJMË

Granit Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni atë që kërkon trajneri

Granit Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni atë që kërkon trajneri
14/06/2026 - 18:14

Granit Xhaka ka vazhduar kritikat e tij pas barazimit zhgënjyes 1-1 të Zvicrës ndaj Katarit në Kupën e Botës, duke lënë të kuptohet se disa nga bashkëlojtarët e...

Më shumëDetails

Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë, Brazili do të përmirësohet

Ancelotti synon të bëhet selektori i parë i huaj që e fiton Botërorin
14/06/2026 - 15:56

Një Carlo Ancelotti i pazakontë, dukshëm i irrituar, u ndal para kamerave menjëherë pas përfundimit të ndeshjes debutuese të Brazilit në Botëror (ku duket se kanë ngecur në...

Më shumëDetails

Maroku shkruan historinë në Botëror, e gjithë 11-shja ndaj Brazilit kanë lindur jashtë vendit

Maroku shkruan historinë në Botëror, e gjithë 11-shja ndaj Brazilit kanë lindur jashtë vendit
14/06/2026 - 12:11

Maroku mori një pikë të artë mbrëmë ndaj Brazilit. 1-1 ishte rezultati në “MetLife Stadium”, me të dyja skuadrat që treguan veten si skuadra pretendente për këtë titull....

Më shumëDetails

Turqia e nis keq Botërorin, mposhtet nga Australia

Turqia e nis keq Botërorin, mposhtet nga Australia
14/06/2026 - 12:10

Turqia ka pësuar humbje nga Australia në ndeshjen e parë të Grupit D në Kupën e Botës në futboll që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Australianët,...

Më shumëDetails

Skandal në Kupën e Botës – yjet e Turqisë kapen duke pirë duhan

Skandal në Kupën e Botës – yjet e Turqisë kapen duke pirë duhan
13/06/2026 - 22:59

Përgatitjet e kombëtares së Turqisë për Kupën e Botës janë shoqëruar me debat të gjerë në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje që ka shkaktuar reagime të...

Më shumëDetails

Ish-lojtari i Realit: Yamali është në kategorinë e Messit

Ish-lojtari i Realit: Yamali është në kategorinë e Messit
13/06/2026 - 22:29

Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Spanjës, Michel Salgado, ka deklaruar se Lamine Yamal posedon një cilësi të rrallë teknike që e bën të krahasueshëm me Lionel Messi. Edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    612 Shpërndaje
    Shpërndaje 245 Tweet 153

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë