Është shënuar edhe goli i tretë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Burkina Fasos.
Kombëtarja e Kosovës ka trefishuar avantazhin 3:0 ndaj kombëtares nga Afrika.
Realizator i golit të tretë për “Dardanët” është mbrojtësi i klubit italian, Torino – Mërgim Vojvoda.
Vojvoda u asistua nga Milot Rashica, por merita të mëdha kishte edhe Edon Zhegrova.










