Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur për mrekulli ciklin e ndeshjeve për vitin 2022.
Nën urdhrat e trajnerit të ri, Alain Giresse, Kosova regjistroi fitore spektakolare ndaj Burkina Fasos.
Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” i takoi “Dardanëve” me rezultat të thellë 5:0.
Në pjesën e parë, vendasit shënuan dy gola përmes Alitit (‘3) dhe Selmanit (’23).
Kurse, në pjesën e dytë, Kosova shënoi edhe tre gola përmes Vojvodës (’53), Rashicës (’68) dhe Domgjonit (’75).
Ndryshe, ndeshjen e radhës miqësore, Kosova e luan më 29 mars në Cyrih ndaj Zvicrës.












