Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Podcasti i Ramës me lojtarët e kombëtares: Do shkojmë në Gjermani t’i tregojmë botës sa të fortë jemi si skuadër dhe si popull

25/11/2023 - 10:40
në Sport
A A
Podcasti i Ramës me lojtarët e kombëtares: Do shkojmë në Gjermani t’i tregojmë botës sa të fortë jemi si skuadër dhe si popull
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa nga lojtarët e kombëtares ishin pjesë e Pocastit të kryeministrit Edi Rama. Myrto Uzuni, Mario Mitaj, Frederik Veseli, Berat Gjimshiti apo edhe Elseid Hysaj folën rreth kualifikimit në Euro 2024.

Uzuni premtoi se golat me kombëtaren i ka rezervuar për në Europian ndërsa nga ana tjetër, Gjimshiti foli edhe njëherë për momentin kur De Biasi e la jashtë liste për Euro 2016.

Uzuni: Golat i kam lënë për në Europian. Ishte pak e ështirë me Ishujt Faroe sepse mbroheshin me forca të shumta, pasi me ekipet që janë më të forta në letër luajmë lojë të hapur dhe me ekipet më të dobëta në letër luajnë lojë të mbyllur dhe është e vështirë të shënosh.

Hysaj: Kemi thyer rekorde kësaj herë, as ne nuk e kemi pritur një grup si ky dhe ne në vendin e parë. Kemi treguar që kemi një forcë të madhe dhe jemi të vetëdijshëm që mund të arrijmë më shumë se kaq.

Mitaj: Kam bërë dhe gabime me Ishujt Faroe, por njëherë në 5 ndeshje dhe falet. Isha pak i papërqëndruar e kisha mendjen tek festa.

Gjimshiti: Nuk jam unë më i vjetri është Veseli, por jam edhe unë veteran. Luaj prej 2014-ës me kombëtaren, isha në eliminatore, por jo në Europian. Atëherë kam qenë i ri 22-vjeç, luaja në Zvicër ishte e vështirë, pasi po bëja kalimin nga Zyrih tek Atalanta dhe nuk pata ndeshje, luajta vetëm 3 ndeshje në 6 muaj. Atëherë vendosi trajneri De Biazi që nuk isha në formë dhe nuk më mori, dhe e pranova. Puna vazhdon dhe eca përpara.

Tashmë 9 vite që jam këtu nuk kam parë një grup që rri kaq shumë bashkë, që ndjehen mirë me njëri-tjetrin. Më parë ka pasur grupe, kemi qenë grup, por nuk ka qenë kaq e afërt dhe besoj, e tha dhe Veseli, një aspekt shumë të mirë, kur vijnë familjarët e tjerë, për shembull vijnë prindërit e mi, çunat vijnë kapërcejnë dhe takojnë familjarët e mi dhe e thonë “Sa të sjellshëm qenkan këta djem”. Prandaj, besoj që është ajo gjë shumë e mirë dhe shumë e bukur që na çon përpara.

Shorti? Të them të drejtën nuk e kam menduar kush do të na bie. Një ndoshta të them Gjermania, vetëm t’i tregojmë në Gjermani që kemi më shumë tifozë sesa ato. Të bëjmë më shumë zhurmë sesa ata që janë shtëpi.

JU REKOMANDOJMË

Granit Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni atë që kërkon trajneri

Granit Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni atë që kërkon trajneri
14/06/2026 - 18:14

Granit Xhaka ka vazhduar kritikat e tij pas barazimit zhgënjyes 1-1 të Zvicrës ndaj Katarit në Kupën e Botës, duke lënë të kuptohet se disa nga bashkëlojtarët e...

Më shumëDetails

Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë, Brazili do të përmirësohet

Ancelotti synon të bëhet selektori i parë i huaj që e fiton Botërorin
14/06/2026 - 15:56

Një Carlo Ancelotti i pazakontë, dukshëm i irrituar, u ndal para kamerave menjëherë pas përfundimit të ndeshjes debutuese të Brazilit në Botëror (ku duket se kanë ngecur në...

Më shumëDetails

Maroku shkruan historinë në Botëror, e gjithë 11-shja ndaj Brazilit kanë lindur jashtë vendit

Maroku shkruan historinë në Botëror, e gjithë 11-shja ndaj Brazilit kanë lindur jashtë vendit
14/06/2026 - 12:11

Maroku mori një pikë të artë mbrëmë ndaj Brazilit. 1-1 ishte rezultati në “MetLife Stadium”, me të dyja skuadrat që treguan veten si skuadra pretendente për këtë titull....

Më shumëDetails

Turqia e nis keq Botërorin, mposhtet nga Australia

Turqia e nis keq Botërorin, mposhtet nga Australia
14/06/2026 - 12:10

Turqia ka pësuar humbje nga Australia në ndeshjen e parë të Grupit D në Kupën e Botës në futboll që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Australianët,...

Më shumëDetails

Skandal në Kupën e Botës – yjet e Turqisë kapen duke pirë duhan

Skandal në Kupën e Botës – yjet e Turqisë kapen duke pirë duhan
13/06/2026 - 22:59

Përgatitjet e kombëtares së Turqisë për Kupën e Botës janë shoqëruar me debat të gjerë në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje që ka shkaktuar reagime të...

Më shumëDetails

Ish-lojtari i Realit: Yamali është në kategorinë e Messit

Ish-lojtari i Realit: Yamali është në kategorinë e Messit
13/06/2026 - 22:29

Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Spanjës, Michel Salgado, ka deklaruar se Lamine Yamal posedon një cilësi të rrallë teknike që e bën të krahasueshëm me Lionel Messi. Edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë