Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-sekretari i FFK’së: Duhet dikush me dal me ia ndalë hovin këtij presidenti autokrat

28/03/2022 - 12:54
në Sport
A A
Agim Ademi për 2 vite shpenzimet për paga i rriti për 158%
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eroll Salihu, sekretari i Federatës së Futbolli në Kosovës është suspenduar nga kjo pozitë ditë më parë. Krejt për shkak të një deklarate që nuk i pëlqeu Kreut të FFK-së, Agim Ademi.

Ndonëse po e cilëson vendimin për pezullim të jashtëligjshëm, Salihu ka vendosur të pushojë për një periudhë, pasi thotë që atmosfera brenda FFK-së është bërë toksike.

Këto komente Salihu i dha në InDoks të Gazetës Insajderi.

“Unë së pari për vetën unë mundem çdo gjykatë me shku dhe me marrë një vendim për ndalimin e ekzekutimit të vendimit sepse nuk ka, unë nuk e kam problem por për mua është më mirë mos të jem aty këtë muaj ose dy për arsye se me të vërtetë një situatë, anglisht quhet ‘Toxic Environment’, ‘Toxic Ëorking Environment’ është helmuese atmosfera në FFK, aty ka vetëm spiunazh, fotografime, ka përgjime sikur të ishte në filma serial që po i shikojmë tash”, ka thënë ai për InDoks.

Ish-sekretari i Federatës tani veç zyrtar ligjor ka treguar sa hërë është ftuar nga Prokuroria për të dëshmuar për të bëmat e kreut të FFK-së, Agim Ademi.

“Herë e parë jam ftu për një letër që e kam shkruar vet, pothuajse para 1 viti”, tha ai derisa jep sqarim rreth kësaj letra-raporti që ai e quan konfidencial.

“Letra ka qenë konfidenciale sepse kur punon ti në institucion nuk mundesh ti me dal veç hajt krejt botën aty duhet me i tregu atyre të cilëve e kam përgjegjësinë me iu tregu, Komunitetit Ekzekutiv, e kam bë një shkresë me tri faqe, në të cilën i kam paraqit të gjitha shqetësimit e mija, shkeljet që mendoj unë që janë të arsyeshme në mënyrë që me pas transparencë me ia ndal hovin këtij presidenti autokrat po e quaj edhe në atë kohë sepse raportet tona janë ftoftë prej momentin kur ka shpëtu nga gjykata, ai atëherë ka mëndu që mundet me bë çka do edhe kjo tash ju ka hakmarrë edhe institucionit edhe atij”, ka thënë ai.

“Atë shkresë që ia kam qu Komuniteti Ekzekutiv ka qenë konfidenciale edhe kemi pasur një raport jashtëzakonisht të rëndë ndërmjete vete, unë nuk kam pasur përkrahje nga komuniteti, atyre ju ka interesu vetëm mos me pas problem, duke e ditë një autoritet që e kam pasur unë në të kaluarën dhe atëherë, në anën tjetër e kanë ditë që ka probleme, por, jemi ulë së bashku për herë të dytë edhe jemi pajtu, pas kësaj letre që me pas më shumë transparencë, mbikëqyrje etj etj”, sqaron Salihu.

“Kjo letër pastaj është dal tek pas 4 muajve, megjithatë prokuroria më ka ftu ia kam shpjeguar të gjitha, kjo është për të mirën e institucionit. Duhet komuniteti me ndërmarrë, komuniteti është organi më i lartë e ka bë këtë, këtë, këtë ato janë çështje të cilat nuk guxojnë me u përsërit në të kaluarën sepse bëhet një autoritarizëm”, potencon ish-sekretari për InDoks.

Derisa herën e parë nga Prokuroria u ftua për letrën, herën e dytë u ftua për diçka edhe më të rëndë. Përmend edhe herën e tretë.

“E vërteta e dytë është poashtu nga një komision për parandalimin e dhunës që ka dal nga ligji, ju e dini me z.Besim Kelmendin që është prokuror edhe ata më kanë ftu për të njëjtin rast, ju kom përgjigj se kjo çështje ka qenë në prokurori ndërsa për rastin e tretë të them të drejtën nuk e di as vet. Më kanë pyet për çështje të shumta, për bileta, për punësime, për këto informata të zakonshme të cilat kam dhënë me sinqeritetin më të madh, pra e kam cek që unë për 50 e kusur vjet nuk kam qenë kurrë në prokurori dhe tash për shkak të Agim Ademit”.

“Po e them edhe njëherë duhet me kuptu Agim Ademi nuk ka faj askush, as komuniteti ekzekutiv, as sekretari gjeneral as komuniteti i futbollit që ai ka probleme me ligjin dhe me vetën, shumica e problemeve po ndërlidhen me presidentin, Agim Ademi”, u shpreh Eroll Salihu.

Përmbajtjen e kësaj letre e kishte publikuar gazeta e sportit, InSporti. Fjalë kryqe të këtij denoncimi ishin rrahje, punësime të dyshimta, premtime në favor të klubeve që i garantojnë votën. Një profil i Ademit që më shumë se sa kryetar i FFK-së duket një tifoz huligan.

InDoks ka qenë në kontakt me Agim Ademin dhe ai në parim është pajtuar që të flas për këtë emision pas konfirmimit të kandidaturës së tij. Një ditë pasi që është konfirmuar kjo kandidaturë dhe është refuzuar kandidatura e Gramz Vokkrrit, të birit të ish-Kryetarit të FFK-së dhe legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ai ka refuzuar që të flas. As avokati i tij, që është pjesë e FFK-së po ashtu, nuk ka pranuar që të flas para kamerës.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë