Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Aurora Gruop” nis ndërtimin e objektit banesor pa leje ndertimore në Mitrovicë, inspeksioni komunal reagon vetëm pas raportimit të rastit nga Veriu.info

28/03/2022 - 20:25
në Kryesore, Lajme
A A
“Aurora Gruop” nis ndërtimin e objektit banesor pa leje ndertimore në Mitrovicë, inspeksioni komunal reagon vetëm pas raportimit të rastit nga Veriu.info
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kompleks i ri banesor ka filluar të ndërtohet në qendër të Mitrovicës, ani pse nuk ka leje ndërtimi nga organet kompetente komunale.

Kompania e ndërtimit “Aurora Group” ka filluar të ndërtojë këtë kompeks banesor afër rrugës “Ali Zeneli”, tek ish objekti i Hortikulturës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Veriu.info ka dërguar pyetje në adresë të drejtorisë së Urbanizmit, përkatësisht të drejtorit Edison Tërnava dje dhe sot për të pyetur nëse kjo kompani është pajisur me leje ndërtimi, por ai nuk ka gjetur kohë për të kthyer përgjigje. Por drejtori Tërnava ka gjetur kohë sot të marrë pjesë në një aktivitet të shpërndarjes së miellit për skamnorët, ku donator ishte pikërisht kompania “Aurora Group”.

Pasi që drejtori i Urbanizmit, Edison Tërnava, dje dhe sot nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje në pyetjet e dërguara, sot Veriu.info i ka dërguar pyetje edhe inspektorit komunal të ndërtimit, por as ky i fundit nuk ka kthyer përgjigje.

Burime të Veriu.info nga komuna e Mitrovicës bëjnë të ditur se “Aurora Group” nuk ka leje ndërtimi për këtë parcelë ku tashmë ka filluar ndërtimin e objektit banesor, por që ndërtimin e ka filluar dhe vazhduar normalisht deri sot sikurse të mos kishte inspeksion komunal, i cili më shumë është i fokusuar tek shitësit ambulant, shitësit e pulave të shtuneve në treg pa kushte higjienike dhe shitësit e spinaqit përballë rrethit kryesor të qytetit.

Mësohet se pas pyetjeve të dërguara dje dhe sot në mëngjes nga Veriu.info, sot pasdite inspektorët komunal kanë dalë në vendin ku ka filluar ndërtimi i objektit banesor, ku edhe kanë hartuar procesverbal për gjendjen faktike dhe nesër në mëngjes pritet të nxirret vendimi nga Drejtoria e Inspeksionit për ndërprerjen e punimeve ndaj “Aurora Gruop” në këtë parcelë./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Kush pritet të marrë “timonin” e PDK-së, përgjigjet Përparim Gruda

Gruda: Nëse Hamza bëhet kryeministër, presidenti i takon Vetëvendosjes
10/06/2026 - 23:00

Përparim Gruda, deklaroi se partia tashmë ka një kryetar në detyrë, ndërsa Kryesia ka vendosur që zgjedhjet e brendshme partiake të mbahen në periudhën shtator deri dhjetor. Sipas...

Më shumëDetails

Vuçiq pyetet nga Fox News nëse Serbia do e njoh Kosovën/ Kjo është përgjigjja e tij!

Euronews: BE e mbështet për muri Serbinë, s’duhet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
10/06/2026 - 22:50

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim ekonomik dhe për marrëdhënie të përmirësuara me Kosovën. Në një intervistë për “FoxNews”, ai u...

Më shumëDetails

Gruda: Nëse Hamza bëhet kryeministër, presidenti i takon Vetëvendosjes

Gruda: Nëse Hamza bëhet kryeministër, presidenti i takon Vetëvendosjes
10/06/2026 - 22:30

Përparim Gruda nga PDK-ja, ka deklaruar se posti i presidentit duhet t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje në çdo skenar të formimit të qeverisë, nëse kryeministër zgjidhet kandidati i PDK-së,...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani falënderon aktivistët në Istog: Është vetëm fillimi

Vjosa Osmani falënderon aktivistët në Istog: Është vetëm fillimi
10/06/2026 - 22:15

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me veprimtarë dhe aktivistë të partisë në Istog, ku i ka falënderuar për angazhimin e...

Më shumëDetails

Rreth 80% e votave të numëruara, këta janë emrat më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK

Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend
10/06/2026 - 21:54

Me rreth 80 për qind të votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), tashmë po bëhet më e qartë se cilët kandidatë po marrin mbështetjen më...

Më shumëDetails

Haxhiu takon Presidenten e Bullgarisë në Sofje, në fokus integrimi evropian dhe NATO

Haxhiu takon Presidenten e Bullgarisë në Sofje, në fokus integrimi evropian dhe NATO
10/06/2026 - 21:38

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi takim me Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, në margjinat e Samitit të Procesit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Një vit pas publikimit të skandaleve financiare nga Veriu.info, FIFA i bllokon merkaton FC Vushtrrisë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    483 Shpërndaje
    Shpërndaje 193 Tweet 121
  • Jusuf Azemi u drejtohet Kurtit e Muratit: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë