Klubi i futbollit “Vushtrria” është bërë me trajner të ri.
Granit Begolli ka nënshkruar me ekipin vushtrrias, ku u mirëprit nga presidenti i klubit Agim Maloku, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kështu ka bërë të ditur presidenti i klubit Agim Maloku.
Maloku e ka vlerësuar Begollin si trajner ambicioz dhe i dalluar me skuadra të ndryshme.
Presidenti Maloku po vazhdon të punojë me përkushtim për ta kthyer klubin vushtrrias në superligën e Kosovës në futboll.
Ndryshe trajneri Begolli njihet për sukseset e tij në futboll, ku shërbeu në disa skuadra.
“ Sot arritum marrëveshje me trenerin e mirënjohur Granit Begolli. Një trener ambicioz dhe i dalluar kohëve të fundit me skuadra të ndryshme.
Na priftë e mbara! ⚪️🔵” – shkroi Maloku.