Pas sulmit që ju bë portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri nga tifozët e Gjilanit, gjendja shëndetësore e tij është stabilizuar siç raportojnë nga stafi i klubit të Ballkanit.
Burime të Metros brenda stafit të Ballkanit kanë treguar se portieri është mirë dhe tani për momentin është duke marrë terapinë e duhur në spitalin e qytetit në Gjilan. Ata njoftojnë ndër të tjera se ai pritet të rikthehet në Suharekë.
Frashëri pas goditjeve të marra ka pasur tronditje në kokë, ku është dërguar menjëherë në emergjencë për të ju bërë ekzaminimet, pas grushteve e shkelmave të marra nga tifozët vendas.
Portieri i Gjilanit, Enea Koliçi ishte ai që në minutat e fundit të ndeshjes barazoj shifrat në 1-1 dhe menjëherë pas gëzimit shpërtheu festa në stadium, por disa tifozë kishin mendjen si të prishnin një shfaqje fantastike të futbollit.












