Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, ata shpresojnë në Qeverinë e Kosovës

19/02/2024 - 10:05
në Ekonomi, Lajme
A A
Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, ata shpresojnë në Qeverinë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 130 mijë euro ishte buxheti i kaluar. Por, Qeveria e Serbisë për vitin 2024, Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, ia ndau buxhetin me të vogël.

E një vendim të tillë, kryetari i këtij këshillit, Nevzad Lutfiu, thotë se nuk e kishin pritur.

Në vitin 2022, shqiptarët dolën në regjistrim me një numër jashtëzakonisht të madh dhe ashtu sic është e rregulluar edhe me ligj dhe ashtu siç na është konfirmuar edhe nga përfaqësues të Qeverisë, që Këshilli Kombëtar Shqiptar për këtë vit do të ketë buxhet dukshëm më të rritur sesa vitet paraprake, por këtë muaj ne u befasuam me vendimin e Qeverisë, në fakt të Ministrisë për të Drejtat e Minoriteteve, ku në vend se të rritet buxheti, ai është ulur, thotë ai.

Lutfiu thotë se për këtë çështje, janë befasuar edhe pala ndërkombëtare.

Ndërsa, tregon arsyetimin që ua dha qeveria serbe.

“Një nga kriteret kryesore të përcaktimit të buxhetit, është edhe numri i popullsisë. Në vitin 2011, shqiptarët në Serbi e kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë dhe që nga ai moment deri në vitin 2022, është marrë një numër shumë simbolik i shqiptarëve, ku është përcaktuar buxheti i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në arsyetimin që na është dhënë neve, na kanë thënë që jo vetëm pakicës shqiptarë, por edhe pakicave të tjera i është ulur buxheti, por ky arsyetim normalisht që nuk i fort”, shprehet Lutfiu.

Lutfiu shtoi se ulja e buxhetit do ta vështirësojë funksionimin e Këshillit.

Për këtë, tha se sytë i kanë nga Qeveria e Kosovës.

E këta të fundit, përmes një përgjigje me shkrim, thonë se nuk do t’ua kthejnë shpinën shqiptarëve të Luginës.

“Pasur parasysh qasjen e vazhdueshme diskriminuese të Qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, së fundmi jemi të shqetësuar dhe me zvogëlimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ajo rrezikon seriozisht funksionimin e këtij institucioni për të ofruar shërbimet e nevojshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të qëndrojë përkrah shqiptarëve në Luginën e Preshevës, jo vetëm në mbështetje financiarisht, por edhe për t’i dhënë zë problematikave dhe sfidave me të cilat përballen nga institucionet serbe”, thotë Klisman Kadriu, këshilltar politik i zv/kryeministrit, Besnik Bislimi

Ne fund, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se buxheti i ndarë për këtë vit për shqiptarët në Luginë, është 3 milionë euro, dhe ka njohur rritje për nga 1 milionë, çdo vit, që nga 2021. /Teve1

JU REKOMANDOJMË

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me LDK’në në Prishtinë

Uran Ismaili konfirmon koalicionin me LDK’në në Prishtinë
04/05/2026 - 21:35

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar arritjen e koalicionit me LDK-në për qeverisjen në Prishtinë. “Ka një koalicion, kemi bë koalicionin me z.Rama…”, konfirmoi Ismaili në Pressing...

Më shumëDetails

Intervista me Hashim Thaçin sonte, gazetari shqiptar publikon video të telefonatës me ish-Presidentin

Intervista me Hashim Thaçin sonte, gazetari shqiptar publikon video të telefonatës me ish-Presidentin
04/05/2026 - 20:46

Gazetari Blendi Fevziu, do të zhvillojë një interistë me Hashim Thaçin, që po gjykohet në Hagë nga Gjykata Speciale. Fevziu nuk ka dhënë shumë detaje, por të hënën...

Më shumëDetails

Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!
04/05/2026 - 20:05

Trendi i autolarjeve në Kosovë kohëve të fundit ka ndryshuar shumë, ku klientët çdo ditë e më shumë po zgjedhin ato vetshërbyese. Autolarja vetshërbyese më e madhe në...

Më shumëDetails

Kujtimi për Luanin, Lladrovci: Ishte njohësi më i mirë i rrugëve të lirisë

Kujtimi për Luanin, Lladrovci: Ishte njohësi më i mirë i rrugëve të lirisë
04/05/2026 - 19:52

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me bashkëluftëtarë, familjarë të heronjve e dëshmorëve, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë, në Qafë Mullar, nderuan kujtimin për Luan Haradinajn, në vendin...

Më shumëDetails

Ambasada e ShBA-së: Po i ndjekim nga afër zhvillimet, bllokada po dëmton besimin në institucionet e Kosovës

Ambasada e ShBA-së: Po i ndjekim nga afër zhvillimet, bllokada po dëmton besimin në institucionet e Kosovës
04/05/2026 - 19:35

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka deklaruar se po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në vend, pas procesit për caktimin e zgjedhjeve të...

Më shumëDetails

Si i mashtroi “peshkaqeni” kosovar firmat zvicerane duke përfituar gati 1 milion franga

Si i mashtroi “peshkaqeni” kosovar firmat zvicerane duke përfituar gati 1 milion franga
04/05/2026 - 19:22

Një gjykatë në kantonin e Solothurnit në Zvicër ka trajtuar së fundmi rastin e një shtetasi zviceran me origjinë nga Kosova, i cili akuzohet për një sërë veprash...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    325 Shpërndaje
    Shpërndaje 130 Tweet 81
  • Feis Com, autolarja vetshërbyese më e madhe në Kosovë gjendet në Mitrovicë, pronari: Gjithmonë në shërbimin tuaj!

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Kërcet” dajaku brenda qelive të burgut, humbin jetën dy persona

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Briki publikon foto nga shtrati, duket kaq provokuese (Foto)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë