Kanë mbetur pak më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes Llapi – Prishtina.
Dy skuadrat në fjalë do ta luajnë ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës gjysmëfinale në Kupën e Kosovës, raporton FrontOnline.
Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Klubi i Llapit ka publikuar fotografi nga stadiumi, i cili duket në gjendje të përkryer.
Ndryshe, ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” i takoi Prishtinës 2:1.











