Skuadra e Llapit ka triumfuar me rezultat 1-0 ndaj Dritës në kuadër të javës së 29’të të Superligës së Kosovës, ndërsa trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina e ka quajtur ‘supë të peshkut të lehtë’ ndeshjen e sotme ndaj Dritës.
Edhe një herë tjetër trajneri i Llapit, Tahir Batatina është treguar qesharak me intervistën e tij pas ndeshjes, ku për dallim që e quajti ‘supë të pulës’ duelin ndaj Prishtinës, e ka konsideruar më të lehtë sfidën e sotme ndaj ‘Intelektualëve’.
”Nëse e shohim kom menduar që vetëm supa e pulës është e lehtë por supa e peshkut koka më e lehtë sot e kom pas supë të peshkut kështu që shumë herët e kena bo golin gjithçka kena përfundu do të thotë që në minutat e para e kena pa që kena potencial ta mposhtim Dritën,” tha Batatina.
Llapi me fitoren e sotme arrin në kuotën e 47 pikëve dhe përforcon edhe më shumë pozitën e katërt, ndërsa edhe Drita mbetet në vendin e pestë por me humbjen e sotme mund të themi lirisht që shuan shpresat për titull. /gazetametro.net












