Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita: Qeveria “Kurti” nuk është me duar të pastra, ministra, zv/ministra dhe një ambasador të dyshuar për korrupsion nga Prokuroria

11/05/2024 - 09:53
në Kryesore, Lajme
A A
Opozita: Qeveria “Kurti” nuk është me duar të pastra, ministra, zv/ministra dhe një ambasador të dyshuar për korrupsion nga Prokuroria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

‘’Do të qeverisi me duar të pastra’’ ky ishte premtimi që kishte dhënë Albin Kurti, para se të bëhej kryeministër i Kosovës dhe para se ta merrte nën qeverisje Kosovën. Por pas ardhjes së tij në pushtet, gjërat kanë filluar të ndryshojnë e premtimet e dhëna para zgjedhjeve të marrin kahe tjetër.

Nga premtimi i një qeverisje me duar të pastra, po del në qeverisje ku thirren për intervistim nga Prokuroria e Shtetit ministra, zëvendësministra, ambasador e figura të afërta të këtij pushteti.

Se ka korrupsion serioz gjatë kësaj Qeverie e thonë edhe raportet ndërkombëtare të publikuara së fundmi.

Njëri nga raportet që theksoj korrupsion serioz gjatë Qeverisë Kurti, ishte ai i publikuar nga Depertamenti i Shtetit Amerikan ku thotë: Ligji ofron dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, por Qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri. Zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit kontribuan në këtë problem. Rastet e korrupsionit i nënshtroheshin rregullisht apelimeve të përsëritura dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte skadimin e parashkrimit.

Edhe raporti i publikuar nga Organizata ‘’Freedom House’’ vlerëson se Qeveria e Kosovës nuk ka shënuar përparim në ç’rrënjosjen e korrupsionit.

“Shumë institucione publike dëmtohen nga korrupsioni i ngulitur, ndonëse ka shenja se një gjeneratë e re politikanësh po ndërmarrin hapa për të luftuar praktikat korruptive nëpërmjet reformave ligjore dhe administrative. Korrupsioni dhe klientelizmi vazhdojnë të ndikojnë në përzgjedhjen e votuesve gjatë zgjedhjeve, sikurse edhe trysnia nga interesat e fuqishme të interesave të biznesit” thuhet në raportin e ‘’Freedom Hause’’

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ish-Kryeshefi i KEK-ut, i afërm me kryeministrin Albin Kurti, Nagip Krasniqi, po ashtu ishte intervistuar nga Prokuroria e Shtetit nën dyshimin për korrupsion.

Basha i VV-së: Dyshimet dhe hetimet e zyrtarëve nuk e dëmtojnë aspak punën e mirë të Qeverisë Kurti

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, thotë për FrontOnline se intervistimet e zyrtarëve të lartë shtetëror por edhe të Qeverisë nga Prokuoria e Shtetit mbesin thjeshtë vetëm dyshime dhe se nuk e dëmtojnë aspak punën e Qeverisë Kurti.

‘’Ato mbesin vetëm dyshime dhe për këtë vetë zëvendësministri Durmishi ka dhënë sqarime për të. Jo more nuk e dëmtojnë këto punën e Qeverisë Kurti. Prokuroria ka pyetje, ndërsa Qeveria dhe ministrat kanë përgjigje për këtë. Ka hetime ata mundën me dyshu, ka pyetje ti përgjigjesh’’ thekson Basha.

Deputeti Basha e merr për shëmbull intervistimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati për të cilin thotë se pas shumë dyshimeve, hetimet mbi të kanë pushuar dhe se nuk bën me e paragjyku dyshimin.

‘’Edhe ministrin Murtai e kanë intervistu mbi kallëzimin penal, por tash kanë pushuar hetime dhe nuk bën me paragjyku dyshimin asnjëherë si fajtor për shkak se qytetarët e dijnë se është Qeveri me duar të pastra. Ne nuk e kontrollojmë punën e drejtësisë’’ potencon ai.

Deputeti i pozitës thotë se askund nuk mund të gjendet se Qeveria ka ndërhyrë në punën e drejtësisë.

‘’Askund nuk e gjen që Qeveria ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë, ndërhyrje në sistemin e drejtësisë është kur ti e thirrë prokurorin dhe i thua me vendos favore në interesin tënd. Po, ne po kërkojmë punë me shumë nga ta dhe ne po kërkojmë një sistem me të mirë. Kritika nuk është ndërhyrje’’, përfundon deputeti Basha për FrontOnline.

Beqa i PDK-së: Qeveria aktuale është zhytur thellë në korrupsion

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë për FrontOnline se Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është zhytur thellë në korrupsion, derisa këtë e tregojnë raportet ndërkombëtare sipas tij.

”Nuk i komentojmë qendrimet e VV-së, fatkeqësisht Qeveria aktuale e Kurtit është e zhytur thellë në korrupsion, ndërsa këtë po e tregojmë jo vetëm ne si opozitë, por po e tregojnë gjitha raportet ndërkombëtare, ai i DASH-it, ai i Freedom House, po ashtu edhe ai i ndërhyrjes në media’’, deklaron ai.

Beqa thotë se intervisimi i zëvendësministrit Durimishi dhe kush do që keqpërdor pozitën zyrtare duhet të përgjigjet

‘’Pastaj intervistimi i zëvendësministrit Durmishi dhe secili person që keqpërdor pozitën zyrtare duhet përgjigjet para drejtësisë’’ thekson ai.

Deputeti Beqa thotë se nuk është qeveria siç ka aluduar Kurti dhe se për të Kosova nuk ka pasur qeveri me të korruptuar se sa qeveria aktuale.

‘’Nuk është ajo Qeveria që ka aluduar Kurti, pra nuk ka pasur Kosova Qeveri me të korruptuar. Kemi raporte që e përmendin fjalën korruprison serioz në nivel qeveritar’’ përfundon Beqa për FrontOnline.

Azemi i LDK-së: Bashkëpunëtorët e Kurtit të dyshuar për korrupsion

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, thotë për FrontOnline se zyrtarë e bashkëpunëtorë të kryeministrit Albin Kurti po intervistohen nga Prokuroria e Shtetit për aferat korruptive të tyre.

‘’Zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të afërt të kryeministrit Kurti po intervistohen nga Prokuroria për aferat korruptive që është zhytur kjo Qeveri’’ deklaron Azemi,

Azemi thotë se Porkuroria duhet të bëjë punën e saj dhe të i zbardhë gjitha rastet që kanë filluar të hetohen.

‘’Organet e Prokurorisë duhet të bëjnë punën e tyre dhe ti zbardhin këto raste që kanë filluar’’ përfundon Azemi

Miftaraj: Ministrat dhe zyrtarët e dyshuar për korrupsion të dorëhiqen ose të shkarkohen

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe njohësi i çështjeve juridike, Ehat Mitaraj thotë për FrontOnline se duke u nisur nga retorika e kaluar Vetëvendosjes, ministrat dhe zyrtarët që janë duke u përballur me hetime penale e që lidhën me korrupsion do të duhej të dorëhiqen ose të shkarkohen.

‘’Sidoqoftë, duke marrë për bazë retorikën e LVV sa ka qenë në opozitë dhe parimet mbi të cilat ka ardhur në pushtet duke promovuar qeverisje me duar të pastra, atëherë pritjet legjitime janë që ministrat dhe pozitat e larta në qeveri ose institucione tjera ekzekutive që përballen me hetime penale që lidhen me korrupsion të dorëhiqen ose shkarkohen nga këto pozita’’, thotë Miftaraj.

Miftaraj tutje thotë se hetimet që po zhvillohen janë në fazën e hershme dhe nuk mund të konstatojnë në përgjegjësinë penale.

‘’Përderisa hetimet që është i zhvilluar PSRK janë në një fazë të hershme të procedurës penale nuk mund të konstatojmë përgjegjësinë penale të personave në fjalë duke respektuar edhe parimet e drejtësisë penale si është prezumimi i pafajësisë deri në një vendim final të gjykatës’’ thekson ai.

Ndërkohë, Miftaraj thotë se çdo sjellje ndryshe e lidershipit të VV-së, jashtë pritjeve legjitime ndërton standardin se kjo parti nuk dallon nga partitë tjera.

‘’Çdo sjellje e lidershipit të LVV-së jashtë këtyre pritjeve legjitime të ndërton standardin se kjo parti nuk dallon nga partitë tjera në opozitë duke vazhduar avazin e ofrimit të kulturës së pandëshkueshmerisë për personat që hetohen për afera korruptive’’ përfundon ai.

JU REKOMANDOJMË

Trump: Marrëveshja me Iranin e planifikuar të nëshkruhet nesër, Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjithë

Trump: Marrëveshja me Iranin e planifikuar të nëshkruhet nesër, Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjithë
13/06/2026 - 20:42

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja me Iranin është planifikuar të nënshkruhet të dielën. Sipas Trump, pas marrëveshjes menjëherë do të lirohet Nughstica e Hormuzit për...

Më shumëDetails

Ngjarjet e fundit në Shqipëri, Blerim Latifi thotë se po tentohet të ndalet hyrja në BE përmes destabilizimit

“Ajo pesë pare s’i jep për këtë punë, e ka mbështetjen e VV-së” – Latifi flet për përgjimet Kusari-Radoiçiq
13/06/2026 - 20:29

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, ka shkruar për rrugën e vendeve të rajonit drejt BE-së dhe faktin që tashmë Shqipëria është favorite për anëtarësim para Malit të Zi...

Më shumëDetails

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
13/06/2026 - 20:19

Ish-hetuesja në Tribunalin e Hagës, Nevenka Tromp, ka komentuar takimin e zhvilluar së fundmi në Hagë, ku u prezantua raporti britanik lidhur me Dhomat e Specializuara. Tromp theksoi...

Më shumëDetails

Kush është kandidatja për deputete nga VV që u votua më së paku

Kush është kandidatja për deputete nga VV që u votua më së paku
13/06/2026 - 19:48

Po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit. Lëvizja Vetvendosje doli e para në këto zgjedhje ku deri më tani ka siguruar 50 ulëse. Kandidatja që...

Më shumëDetails

Sot protesta e 14-të për Zvërnecin!

Sot protesta e 14-të për Zvërnecin!
13/06/2026 - 19:17

Edhe këtë të shtunë, qytetarë dhe aktivistë po mblidhen para Kryeministrisë në vijim të protestave për çështjen e Zvërnecit. Në ditën e 14-të të reagimit qytetar, organizatorët përsërisin...

Më shumëDetails

Qelaj: Gjykata Speciale është themeluar nga Kosova, por nuk po u përgjigjet institucioneve të saj!

Qelaj: Gjykata Speciale është themeluar nga Kosova, por nuk po u përgjigjet institucioneve të saj!
13/06/2026 - 19:14

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në Info Magazine  tha se edhe pse Gjykata Speciale është themeluar nga shteti i Kosovës, kjo gjykatë sipas tij, nuk po u përgjigjet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde

    Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    574 Shpërndaje
    Shpërndaje 230 Tweet 144
  • Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Votat e diasporës: Kush po merr më shumë, ky është linku për rezultate

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Në prag të zgjedhjeve, Konjufca firmosi poste diplomatike për familjarë të zyrtarëve të PDK-së

    229 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 57

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë