Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i PDK-së: Nga ky takim presim vetëm datën e zgjedhjeve, nëse Kurti vazhdon të mbetet në pushtet dëmet për Kosovën do të jenë të pariparueshme

11/05/2024 - 19:36
në Kryesore, Lajme
A A
“Për kë po punon Kurti” – Kastrati: Këmbanat e alarmit po bien, NATO s’lufton më për ne
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror. Nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se do të marrin pjesë në takim.Deputeti nga rradhët e PDK, Ardian Kastrati, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se nga ky takim presim vetëm datën e zgjedhjeve , në mënyrë që Kosova të mos vazhdoj të paguaj çmimet me sanksione dhe izolim ndërkombëtarë, ku shton se do ta refuzojnë çdo opsion tjetër të Kurtit që ka për qëllim mashtrimin e opinionit lidhur me dështimet e tij në kurriz të Kosovës.

“Kurti po tenton të mashtroj opinionin duke kërku shpërlarje përmes opozitës për dështimet e tij. Ne nuk lejojmë këtë. Ne kërkojmë të hënën vetëm datën e zgjedhjeve në mënyrë që Kosova mos të vazhdoj të paguaj çmime me sanksione e izolim ndërkombëtarë për shkak të populizmit dhe ideve të tij të sëmura. Ne të hënën kërkojmë vetëm datë të zgjedhjeve në mënyrë që qytetarët mos të vazhdojnë të paguajnë me shpinën e tyre çmimet e larta e fukarallëkun ekstrem për shkak të keqqeverisjes dhe paaftësisë së imbecilëve, kalamajve e lazdranave qeveritarë dhe krimit të organizuar e korrupcionit mafioz të regjimit të Kurtit. Prandaj të hënën presim vetëm datë të zgjedhjeve dhe refuzojmë çdo opcion tjetër të Kurtit që ka për qëllim të mashtrimit të opinionit lidhur me dështimet e tij në kurriz të Kosovës”, tha Kastrati.

Tutje ai pret nga kryeministri Kurti që të dorëzohet dhe me një shumicë prej 51% të votoj që ta rrëzoj vetën.

“Pres pra që Kurti me u dorëzu dhe me shumicë prej 51% me votu me rrëzu veten. Situatë të tillë skemi pasur kurrë në historinë tonë politike dhe nuk besoj që do të ndodh ndonjëherë që një koalicion qeveritar me i pas 51% dhe me katandis vendin në fukarallëk ekstrem, në sanksione dhe në izolim ndërkombëtar. Kështu që me votën e tij që me 51% me rrëzu veten Kurti e konfirmon me dorë të deputetëve të vet që është dështak”, shtoi ai.

Kastrati thekson se nëse Kurti vazhdon të mbetët në pushtet dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme.

“Unë pres këtë lajm të mirë për Kosovën, përndryshe ne skemi nevojë të takohemi për asnjë temë tjetër me Kurtin. Ama bash për asnjë temë tjetër. Nëse Kurti vazhdon me mbet në pushtet dëmet për Kosovën kanë me qenë të pariparueshme”, përfundoi Kastrati

JU REKOMANDOJMË

Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8

Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8
30/08/2026 - 12:55

Një shpërthim i fuqishëm ka trazuar pas mesnate një lagje në Prishtinë, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hedhur granatë dore në oborrin e një...

Më shumëDetails

Kurti për Triumf Rizën: Emri i tij, pjesë e historisë së Policisë së Kosovës

Kurti për Triumf Rizën: Emri i tij, pjesë e historisë së Policisë së Kosovës
30/08/2026 - 12:22

Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës, në vendin ku u vra është zbuluar lapidari përkujtimor në nderim të Heroit të Kosovës, Triumf Riza. Në ceremoninë përkujtimore,...

Më shumëDetails

Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues dhe po e bllokon funksionalizimin e shtetit

Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues dhe po e bllokon funksionalizimin e shtetit
30/08/2026 - 12:03

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po e bllokon funksionalizimin e institucioneve të...

Më shumëDetails

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë
30/08/2026 - 11:44

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka bërë thirrje që përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave që ende mungojnë nga lufta në Kosovë të jenë të fokusuara te...

Më shumëDetails

Haxhiu: Uroj që marrëveshja Kurti-Abdixhiku të përmbyllet sa më parë

Haxhiu përsëri në mbrojtje të Kurtit: Asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë
30/08/2026 - 11:34

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të përmbyllet sa më parë, duke...

Më shumëDetails

Zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra Heroi i Policisë, Triumf Riza

Zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra Heroi i Policisë, Triumf Riza
30/08/2026 - 11:19

Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, është zbuluar lapidari përkujtimor në vendin ku ai humbi jetën. Ceremonia përkujtimore...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë