Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kajtazi kritikon ish-eprorët e UÇK-së për dëshmitë në Hagë: Dënimi ndaj Calit u bazua edhe në dëshmitë e shokëve të tij

22/05/2024 - 11:08
në Kryesore, Lajme
A A
Kajtazi: Zgjedhjet në veri i hapin rrugë autonomisë dhe asociacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosoës me seli në Hagë po vazhdon ende, ndërsa kanë mbetur edhe shumë dëshmitarë për të dëshmuar kundër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në lidhje me këtë proces, ka folur Vehbi Kajtazi, analist i përhershëm në “Rubikon”.

Duke komentuar procesin special të Hagës, Kajtazi është treguar shumë kritik ndaj gjykim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Në analizën e tij, Kajtazi ka kërkuar që UÇK-ja, ndonëse e njëjta është shuar më 1999, të ketë një qëndrim ndaj Gjykatës Speciale. Sipas Kajtazit, UÇK-ja ish dashtë me pasë një qëndrim rreth dëshmive të eprorëve të UÇK-së.

“Unë kam problem me vetë UÇK-në se si po e trajton vetë UÇK-ja këtë proces. Pra kemi një strukje të këtyre njerëzvë që dikur kanë qenë në gjendje me dhanë jetën, sot nuk janë në gjendje me qenë pak më të zëshëm bre. Jo me bo budalllaqe qysh kanë bë OVL e UÇK-së, sepse ato kanë qenë budallaqe që u kanë shku në dëm atyre atje, por e drejta e secilit për me pasë një qëndrim dhe unë mendoj që UÇK-ja, qysh të thotë ne nuk e njohim këtë gjykatë, është deklaru gjithmonë. Ish dashtë me pasë një qëndrim edhe rreth dëshmive të eprorëve të UÇK-së që shkojnë atje” – tha Kajtazi.

https://youtu.be/1M4MPMstF54

Kajtazi ka hedhur dyshime mbi dëshmitë e ish-eprorëve të UÇK-së.

“Shumica prej tyre deri vonë kanë qenë si të dyshuar. Në fund marrin një letër se janë si dëshmitar”– tha ai.

Kajtazi foli edhe për rastin e Salih Mustafës, ish-komandant Calit, i cili u dënua me 22 vjet burgim nga shkalla e dytë në Gjykatën Speciale.

“Ne kemi pasur edhe një proces gjyqësor, që vlerësohet se është i padrejtë, në rastin e Calit. Aktgjykimi është bazuar edhe në dëshmitë të ushtarëve të UÇK-së, shokëve të tij të luftës, një pjesë e madhe” – ka shtuar Kajtazi.

Sjellim ndër mend që Cali është dënuar me 22 vite nga Apeli i Gjykatës Speciale. Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale e kishte ulur në 22 vjet burgim dënimin prej 26 vjetësh për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, duke e përfshirë kohën e kaluar në paraburgim.

Vendimi për ulje të dënimit ishte bërë i ditur nga kryetarja e trupit të Apelit, Michele Picard, të enjten, në sallën e gjyqit në Hagë ku i pranishëm ishte edhe Mustafa.

(Paneli i Apelit)Anulon dënimin me 10 vjet burgim në lidhje me pikën 1 të aktakuzës dhe cakton një dënim me 8 vjet burgim; anulon dënimin me 22 vjet burgim në lidhje me pikën 3 të aktakuzës dhe cakton një dënim me 20 vjet burgim; anulon dënimin me 25 vjet burgim në lidhje me pikën 4 të aktakuzës dhe cakton një dënim me 22 vjet burgim. Anulon dënimin e njësuar me 26 vjet burgim për zotin Mustafa dhe cakton një dënim të njësuar me 22 vjet burgim për zotin Mustafa, duke kaluar kohën e kaluar në paraburgim”, ka thënë kryetarja e Apelit, Michele Picard, duke sqaruar se verdikti për fajësinë e tij për pikat 1, 3 dhe mbetet në fuqi porse vetëm është ulur dënimi.

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiq komenton raportimet e mediave në rajon, përfshirë Kosovën-pretendon se të gjithë i kanë zili atij
28/08/2026 - 15:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për 16 shtatorin, datën kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë....

Më shumëDetails

Gruda: SHBA-ja dhe BE-ja me mesazh të qartë për situatën në Kuvend

Gruda: SHBA-ja dhe BE-ja me mesazh të qartë për situatën në Kuvend
28/08/2026 - 15:00

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas aksionit të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, ku kërkuan vazhdimin e seancës konstituive.Gruda ka theksuar se prania e përfaqësuesve...

Më shumëDetails

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës
28/08/2026 - 14:45

Me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar sot në Prishtinë, kundër vrasjes së grave, raporton Ekonomia Online....

Më shumëDetails

Kajtazi: Kurti nuk shkon në Marshin e Lirisë për katërshen e UÇK-së

Kajtazi: Kurti nuk shkon në Marshin e Lirisë për katërshen e UÇK-së
28/08/2026 - 14:03

Opinionisti Shkumbin Kajtazi ka komentuar pjesëmarrjen e mundshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në “Marshin e Lirisë”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në...

Më shumëDetails

Mustafa i PDK-së: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën

Mustafa i PDK-së: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën
28/08/2026 - 13:35

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po mban peng institucionet e Kosovës, duke mos konstituuar Kuvendin. Mustafa në...

Më shumëDetails

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën nga zjarri

Tragjedi për familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën nga zjarri
28/08/2026 - 13:27

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare që jeton në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afera 8 milionëshe: Mbyllja e dyshimtë e rastit nga Kryeprokurori dhe lidhja me biznesmenin Ragip Mustafa

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë