Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shakohoxha flet për listën e kombëtares: Nuk jam ekspert, por Uzuni ishte më i suksseshmi, duhet t’i marrim më të mirën Europianit

28/05/2024 - 19:39
në Sport
A A
Shakohoxha flet për listën e kombëtares: Nuk jam ekspert, por Uzuni ishte më i suksseshmi, duhet t’i marrim më të mirën Europianit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho dje ka publikuar listën për Kampionatin Evropian, Euro2024.

Në mesin të ftuarve figurojnë edhe Mirlind Daku e Arbër Hoxha, teksa jashtë kanë mbetur Sokol Cikalleshi e Myrto Uzuni, dy sulmuesit që në të kaluarën kontribuan mjaft për “shqiponjat”, përcjell GazetaBlic Sport.

Komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha ka komentuar listën e trajnerit, teksa flet edhe për mos ftesat e Uzunit dhe Cikalleshit.

Sipas tij, Uzuni ishte më i suksseshmi, pasi ka realizuar gola në La Liga, teksa Cikalleshi ka qenë gjithmonë pikë referimi, por në fund të fundit gjithmonë ka pakënaqësi në grumbullime, ashtu siç kishte edhe me De Biazin.

“Personalisht nuk jam ekspert, as trajner, që mund ta bëjë këtë ndarjen me thikë (për listën), po të pyetesha unë – do ta bëja një listë me 40 veta. Lojtari më i suksesshëm deri më tani ishte Uzuni, pasi kishte realizu gola në La Liga në kampionatin spanjoll, ka bërë stërvitje në Shqipëri, sipas burimeve të mia është “OK” fizikisht, është zgjedhje e trajnerit, Cikalleshi ishte konsideruar pikë referimi për skuadrën, ishte njeriu që na kualifikoi me golin e vet, njeri që sjell respekt për skuadrën, teksa Bare nuk është se ka qenë në një moment të mirë. Sido që të shkonte lista s’do ishim të kënaqur. Sigurisht që do jemi të pakënaqur, jo se trajnerët janë shumë të saktë në grumbullime, sepse ngase janë edhe trajnerë kombëtareje, janë mësuar të korigjojnë ndeshjeve tjera, por tani s’kanë mundësi. Njejtin gabim e bëri De Biasi, bile më e rëndë”, ka thënë fillimisht Dritan Shakohoxha për ‘GazetaBlic Sport’

“Rrahmani super ylli i Napolit dhe Italisë, Berat Gjimshiti, super ylli i Atalantas në Serie A, lojtar i Championsit, kapiten i skuadrës dhe ngreu trofeun e Europa League dhe Rashica ishte super yll, të gjithë ata që nuk mori De Biasi bënë super karrierë, teksa ata që grumbulloi nuk është që bënë ndonjë karrierë shumë të madhe, për fat të keq të tyre”, vazhdoi ai.
Ad

Why People Are Placing A Red Cup Under Their Toilet Seat At Night (And Why You Should Too)
Tips and Tricks
Sponsored Links

Më pas, “Shako” foli edhe për të ardhmen e trajnerit, pasi thotë se ende nuk dihet nëse do vazhdojë apo jo Sylvinho pas Europianit.“E kemi ndërtuar të ardhmen, jemi këtu, duhet t’i marrim sa më shumë këtij kompeticioni. Mendoj që ky trajneri që kemi sot, uroj me shpirt të rinovojë kontratën, sepse doli dhe tha emrat e lojtarëve që do jenë në Europian, por pas EURO2024, do jetë ai trajner i Shqipërisë, apo nuk do jetë? Këtë gjë ai ende s’e ka konfirmuar. Nuk ekziston kjo gjëja lojtari i ri, lojtari i vjetër, ekziston lojtari i mirë, lojtari në formë dhe jo në formë, mund të jetë dikush lojtari më i mirë i kombëtares gjithë vitin, por në atë moment, je ti që nuk e ke formën e duhur në momentin e duhur”

Në fund, Shakohoxha potencoi se ylli më i madh i kombëtares është tifozeria dhe shpirti i skuadrës.“E vështirë është, por e pamundur jo. Tifozët shqiptarë kanë qenë gjithë jetën pika më e fortë e skuadrës, shqiptarët nuk kanë pas asnjëherë ndonjë yll, ndonjë pikë referimi. Shqipëria historikisht nuk ka pasur yll, për shkak po e them që ylli i Shqipërisë është shpirti i skuadrës dhe tifozët. Pa tifozët, jemi të mbaruar. Gjëja më e bukur e Europianit, do jetë siç ishte në Francë, tifozeria më festive, do sjellin festë, gëzim dhe gjëra të bukura, ndërkohë futbollistët në fushë kanë detyrë ta japin maksimumin, pastaj ne Europianin e kemi fituar duke shkuar atje”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit

Luan Krasniqi për Hrgoviq-Itauma: Kampionët nuk lindin vetëm në ring, por edhe përmes karakterit
31/08/2026 - 11:18

Legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka reaguar pas përballjes së madhe në peshat e rënda mes Filip Hërgoviqit dhe Moses Itauma-s, duke e cilësuar atë si një...

Më shumëDetails

Reali i shënoi 4 gola, Mourinho: Bukuria është edhe mënyra se si mbrohemi

Mourinho “shpërthen” pas barazimit: Titulli i humbur, ka lojtarë që s’do t’i fus në lojë më…!
31/08/2026 - 11:17

José Mourinho, në stilin e tij, përcjell mesazhe sa herë që i jepet mundësia, përmes mediave, qoftë për lojtarët, tifozët apo skuadrat rivale. Pas fitores 4-0 ndaj Malagas,...

Më shumëDetails

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij

Fofana duhet të zgjedhë: Galatasaray, dy klube franceze dhe një spanjoll pas tij
31/08/2026 - 11:16

Youssouf Fofana është mesfushori që vitin e kaluar të gjithë te Milani e dëshironin, ndërsa tani francezi është në ikje e sipër. Ai nuk ka numër fanelle dhe...

Më shumëDetails

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin

Jose Mourinho me futboll super sulmues, tjetër fitore në La Liga me Real Madridin
30/08/2026 - 19:10

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Malagas, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga. Golat për skuadrën e Jose...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar

Gjilani – Dukagjini, mbyllet ndeshja me katër gola të shënuar
29/08/2026 - 21:31

Ka përfunduar në barazim 2-2 përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit, në një ndeshje interesante të zhvilluar nën dritën e reflektorëve. Gjilani kaloi i pari në epërsi me Morinën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë